Deri më 29 nëntor klubi bullgar “Ivan Mihajllov” në Manastir duhej të ndryshonte emrin dhe i nënshtrohet gjobës deri në 10 mijë euro. Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Maqedoninë e Veriut tha se po ia dorëzon kazusin prokurorisë maqedonase sepse “klubi jo vetëm që lavdëroi Ivan Mihajllov, por gjithashtu nuk hoqi përmbajtje të diskutueshme nga rrjetet sociale”. Klubi kishte 45 ditë për të ndryshuar emrin, statutin dhe programin e tij pasi autoritetet në Shkup vendosën se ato “çojnë në diskriminim kombëtar dhe etnik, rrënjosin urrejtje dhe intolerancë”. Kallëzimi ndaj klubit u bë nga partia e majtë “Levica”. Sipas një ligji tjetër, deri në shkurt duhet të ndryshojnë emrat e tyre klubet “Ivan Mihajllov” në Manastir dhe “Mbreti Boris III” në Ohër.
Në një intervistë për BBC, ministri i jashtëm Georg Georgiev deklaroi se vendi ynë mirëpret angazhimin e administratës së Presidentit të SHBA-së Trump për të ndalur luftën agresive kundër Ukrainës dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme...
Studentët protestues në Serbi shpallin grevë të përgjithshme Protestat e studentëve kundër qeverisë dhe presidentit Aleksandër Vuçiq po vazhdojnë në Serbi për të katërtin muaj rradhazi. Shkak për shpërthimin e protestave ishte një..
Me 8 muaj burg u dënuan dy shtetasit maqedonas që sulmuan dhe rrahën bullgarin maqedonas Hristijan Pendikov në Ohër. Gjykata e Ohrit hodhi poshtë rrethanën rënduese se motivi i krimit ishte etnik. Shoqata bullgare "Ura e Ballkanit" në Manastir..