Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lili Ivanova e mbyll turneun e saj kombëtar me një koncert në Sofje

Foto: lili.bg

Turneu kombëtar i legjendës së estradës bullgare Lili Ivanova kaloi me shumë interes, salla të mbushura dhe me duartrokitje dhe brohoritje të vazhdueshme "Të duam" nga publiku. Pas 31 takimeve të paharrueshme me fansat në qytetet e vogla dhe të mëdha të Bullgarisë nga prilli deri në dhjetor, sonte /4.12/ këngëtarja e madhe bullgare do të kënaqë fansat e saj në Sofje. Nga skena e sallës më të madhe të brendshme në vendin tonë, “Arena Sofja”, Lili Ivanova do të këndojë hitet e saj të përjetshme dhe do ta transferojë publikun në një botë më harmonike artistike plotë emocione të bukura.

Për më shumë se gjashtë dekada në skenë, Lili Ivanova vazhdon të pushtojë publikun e gjeneratave të ndryshme dhe muzikantët që kanë nderin të luajnë me të në skenë e pranojnë këtë përvojë si një nder dhe një mësim profesionalizmi. “Për mua të luaj me Lili është një moment kulmor në karrierë. Ajo është më e madhja nga të gjithë interpretuesit bullgarë”, tha xhazmeni Veselin Veselinov-Eko në një intervistë televizive - bas kitarist, kontrabasist dhe kompozitor, i cili ka punuar me shumë muzikantë të mëdhenj bullgarë dhe botërorë, autor i pesë këngëve nga repertori i Lili Ivanovës.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Klarinetisti virtuoz Ivo Papazov - Ibrjama me një koncert ekskluziv në Sofje

Më 26 shkurt, të dielën, klarinetisti bullgar me famë botërore Ivo Papazov – Ibrjama , së bashku me “orkestrën e tij të dasmës” “Trakia”, do të ngjiten për herë të parë në skenën e klubit në Sofje për të festuar 70 vjetorin e tij me një koncert..

botuar më 23-02-24 12.17.MD

Big Bеndi i Radios Kombëtare Bullgare surprizon me muzikën filmike të Millço Leviev në një aranzhim të ri

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare(BNR) me dirigjent Antoni Donçev do të nderojë me një koncert special sonte më 23 shkurt një nga muzikantët më të rëndësishëm të xhazit bullgar - Millço Leviev . Ngjarja kushtuar 85 vjetorit të lindjes së..

botuar më 23-02-23 10.03.PD
Kuartet „Svetogllas”

Në botën e këngëve të Apostullit

Është e vështirë të renditësh faqet e shkruara për jetën dhe veprën e heroit kombëtar të Bullgarisë, Vasill Levski. Mes tyre gjejmë edhe informacione interesante për këngëtarin Levski. Në librin e saj “Apostulli i Lirisë”, shkrimtarja angleze..

botuar më 23-02-22 11.29.PD