Agjencia Bullgare e Investimeve organizoi një forum ndërkombëtar biznesi dhe investimesh më 6 dhjetor në qytetin Sunnyvale në të ashtuquajturën Lugina e Silikonit në Kaliforni. Veprimtaria titullohet "Konfirmimi i Bullgarisë si një destinacion i suksesshëm investimi" në kuadër të Programit Operativ të BE-së për "Inovacion dhe Konkurrence" 2014-2020. Ngjarja ka për qëllim sektorët "Outsourcing" dhe "Teknologjitë e Informacionit" dhe është pjesë e një shfaqjeje që përfundon më datën 8 dhjetor në Portland, Oregon.
Lektori kryesor është Ryan Fisher - ish nënkryetar i Bankës së Amerikës, i cili aktualisht punon në Bullgari si drejtor ekzekutiv i Hill City Global Sofia. Ai do të njohë publikun me mjedisin bullgar të biznesit dhe startup-it.
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..