Bullgaria do të insistojë në rinegocimin e kushteve të kontratës për furnizimin e vaksinave kundër Covid për këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Qëndrimin e vendit tonë do ta prezantojë ministri në detyrë i shëndetësisë Asen Mexhidiev në Bruksel, gjatë mbledhjes së Këshillit të Bashkimit Evropian për Punësimin, Politikën Sociale, Kujdesin Shëndetësor dhe Çështjet e Konsumatorit.
Gjatë takimit me Komisioneren Evropiane të Shëndetësisë, Stella Kyriakides, ministri Mexhidiev theksoi se për Bullgarinë, zgjidhjet e mundshme të kontratës ndërmjet KE-së dhe “Pfizer”-it janë ndërprerja e saj ose zvogëlimi i ndjeshëm i sasive të parashikuara në të. Sipas Dr. Mexhidiev, nëse kushtet nuk rinegociohen, dërgesat e ardhshme do t’i nënshtrohen heqjes nga momenti i marrjes. Duhet të merret parasysh edhe mundësia e riblerjes së vaksinave nga Komisioni Evropian, theksoi edhe ministri bullgar i shëndetësisë.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..