Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një dantellë qindravjeçare hyn në muzeun e qytetit Pomorie si kujtim i shijes së rafinuar të më shumë se një gruaje bullgare

Dhurimi është një tipar dallues i familjes së Katja Lekovës

Emër i afirmuar në shkencat natyrore, me veprimtari kërkimore shumëvjeçare në fushën e kimisë analitike, pedagoge e kimisë organike në Universitetin Jugperëndimor në qytetin Bllagoevgrad - kjo është një pjesë e biografisë së shquar të Doc. Dr. Katja Lekova. Por, njohjet dhe sukseset në fushën e shkencës, sipas saj, nuk mjaftojnë nëse nuk i shtohet një mesazh i veçantë ndaj njerëzve, bullgarëve të sotëm dhe të ardhshëm. Dhe mesazhi i Doc. Katja Lekova është një – bëni mirë dhe dhuroni, vetëm e mira mbahet mend dhe arrin në zemrat e njerëzve.

Takimi ynë i ri me këtë grua të shquar bullgare i kushtohet temës së trashëgimisë së dhuruar.

Në vitin 2018, docente Lekova e dërgoi një pikturë të e saj, të krijuar mbi një xham me teknikë prej autori, të zhvilluar nga vet ajo personalisht, në një ankand bamirësie në Londër. Piktura u ble nga një fisnik në kryeqytetin britanik dhe paratë e fituara u dërguan fëmijëve në Bullgari.

Një tjetër donacion i paçmuar nga zonja me shpirt aristokratik iu dërgua Muzeut Historik në qytetin Pomorie. Ajo e zgjodhi pikërisht këtë muze për shkak të organizimit të mirë dhe profesionalizmit të njerëzve atje. “Në vitin 2014 shkova për të parë një mozaik romak të zbuluar në qendër të qytetit. E vizitova këtë muze dhe më bëri përshtypje me koleksionet e tij, me ekspozitat e shumta, megjithëqë është vetëm 25 vjeç” – thotë Doc. Katja Lekova.

“Koleksioni të cilin e dhurova përmban 28 eksponate të lidhura me mënyrën tonë të jetesës, me kulturën dhe artin. Shumica e gjërave janë të punuara prej nënës sime e cila lindi në vitin 1911. Vendosa se ato të jenë në muze, sepse shumë mirë ilustrojnë lartësinë estetike të gruas bullgare nga fillimi i shekullit të kaluar. Dantella shfrytëzohej për zbukurimin e shtëpive të prindërve tanë saktësisht rreth 100 vjet më parë. E ashtuquajtura dantella “poinlas” është sot një zanat i harruar nga lloji i thurjes artistike. Ajo i ngjan dantellës së Brukselit dhe punohej në vendin tonë që nga Rilindja. E veçanta është se me këtë lloj dantelle bëhen paraprakisht shirita të endura apo të thurura dhe më pas bashkohen në mënyrë të veçantë me gjilpërë qepëse. Përdoreshin vetëm fije të bardha, dantella duhej të ishte e bardhë. Eksponatet që i dhurova Muzeut në Pomorie tashmë u formuan në një koleksion dhe jam e kënaqur që në këtë mënyrë arrita të ruaj kujtesën stërgjyshore dhe kjo është edhe një pjesë e kujtesës së popullit tonë.”

Doc. Katja Lekova e lidh bukurinë e sendeve shtëpiake që i dhuroi muzeut me ngjyrat e kostumeve popullore bullgare, me të cilat ansamblet tona të vallëzimit pushtojnë zemrat e publikut në mbarë botën. “Është krenari e madhe që të gjithë na vlerësojnë duke thënë se bukuria dhe diversiteti i bullgarëve janë të patejkalueshëm” - thotë Katja Lekova.

“Prandaj, si në punën time ashtu edhe në dhurimin tim, udhëhiqem nga ky mendim - të ruajmë tiparet tona bullgare dhe dëshirën për të qenë të mirë. Është shumë e rëndësishme që kur një person bën diçka për kauzën e përbashkët, të mos shikojë se çfarë do të marrë në këmbim. Një proverb i vjetër bullgar thotë se kur bën diçka të mirë, duhet ta hedhësh pas vetes, ta harrosh. Dhe atëherë fati do të kujdeset për ty. Bujaria mund të konsiderohet se tek unë është një tipar gjenetik. Stërgjyshi dhe stërgjyshja ime - Jane dhe Stefania, ishin ndër dhuruesit e Manastirit të Rilës. Në një kapelë në të majtë të Ikonës Çudibërëse atje, ata janë të paraqitur në gjatësi të plotë pikërisht si donatorë të këtij vendi të shenjtë. Jam shumë krenare për ta dhe i çoj fëmijët dhe nipërit e mi për të parë portretet e tyre.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv, Gergana Mançeva, arkiv personal


Galeria

Më shumë nga rubrika

Manastiri i Malit të Zi afër fshatit Giginci

Faltoret e mrekullueshme të krishterimit do të ekspozohen në rajonin e Pernikut

Një pjesë e eshtrave të Shën Gjergj Trofeprurësit dhe një ikonë çudibërëse me fytyrën e tij nga Mali i Shenjtë do t'i mirëpresë banorët e rajonit të Pernikut në ditët pas festave të Pashkëve, njoftoi Manastiri i Malit të Zi " Anargjendët dhe..

botuar më 23-03-19 10.10.PD

Një libër tregon për luftërat e bullgarëve maqedonas pas vitit 1944

“Lufta e bullgarëve të Maqedonisë për të drejta dhe pavarësi 68 raste nga periudha e viteve 1944-1994” titullohet libri më i ri i Doc.Dr.Spas Tashev nga Akademia Bullgare e Shkencave. Botimi mbledh fakte të panjohura ose jo aq të njohura për..

botuar më 23-03-12 1.55.MD

Në Sofje do të mbahet ekspozita "Rruga hebreje - rindërtimi" deri më 19 prill

Në godinën e Muzeut Historik Rajonal (sheshi "Banski"1) ndodhet një ekspozitë interesante me temë " Rruga hebreje - rindërtimi ", e cili përcjell jetën e përditshme të hebrenjve në qytetet bullgare në periudhën pas Çlirimit të Bullgarisë (1878) deri..

botuar më 23-03-11 11.15.PD