Parlamenti bullgar duhet të jetë iniciatori i një takimi ndërkombëtar të nivelit të lartë BE-Turqi për çështjet e migracionit, kontrollit të kufijve dhe lehtësimit të regjimit të vizave për qytetarët turq. Për këtë ranë dakord kryetarët e parlamentit bullgar, Vezhdi Rashidov dhe homologu i tij turk, Mustafa Shentop, në një takim “sy më sy” në Ankara të Turqisë. Qëllimi i takimit është rifillimi i procesit të nisur në vitin 2018 në Varna, kur vendi ynë ishte ndërmjetës mes BE-së dhe Turqisë. Këtë e bëri të ditur kryetari i Kuvendit Popullor Vezhdi Rashidov në një deklaratë për media në Parlamentin e Turqisë. Ai është duke bërë një vizitë zyrtare në Turqi me një delegacion parlamentar.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..