Këshilli i Ministrave miratoi një transfertë shtesë prej 1,660,000 leva (830,000 euro) në buxhetin e Radios Kombëtare Bullgare për vitin 2022, raportoi BTA. Qеllimi është të sigurohet një nivel i lartë i mbrojtjes së infrastrukturës së informacionit dhe komunikimit si dhe vazhdimësia e programeve në BNR.
Muajt e fundit, sulmet kibernetike ndaj faqeve të internetit të institucioneve shtetërore, organizatave dhe mediave janë bërë më të shpeshta, kujton BTA. Në mes të tetorit, faqja e internetit e BNR-së ishte e padisponueshme për disa ditë, dhe më 13 dhjetor, sistemi i menaxhimit të përmbajtjes dhe transmetimit të BNR-së u bë objekt i një sulmi hakerësh.
Ministri i Transportit dhe Komunikacioneve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov dhe përfaqësuesit e aeroporteve në Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv, Gorna Orjahovica, Drejtoria e Trafikut Ajror dhe Drejtoria e Përgjithshme e Administratës së Aviacionit Civil..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi të shkurtër me nënpresidentin amerikan JD Vance. Të dy folën në margjinat e..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..