Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kaosi politik dhe reforma e vështirësuar - pse nxënësit tanë janë në fund të renditjes evropiane

Foto: pixabay

Studentët bullgarë po mbeten seriozisht prapa bashkëmoshatarëve të tyre evropianë, paralajmëron studimi i radhës i jashtëm. Gati 50% e të rinjve në vendin tonë të moshës 16-19 vjeç nuk kanë aftësitë bazë për të mësuar në mjedisin digjital, sipas raportit të fundit të Komisionit Evropian për arsimin dhe trajnimin në vendet anëtare. Ky është një nga treguesit më të ulët në BE (mesatarisht 69%). Nga ana tjetër, nxënësit bullgarë kanë numrin më të vogël të orëve mësimore gjatë vitit dhe pushimet më të gjata në BE.

Përveç kësaj, fëmijët që largohen para kohe nga sistemi arsimor, po vazhdojnë të jenë më shumë se vlerat mesatare për BE-në. Për të mos përmendur që vetëm një e treta e bullgarëve të moshës 25 dhe 34 vjeç kanë arsim të lartë - sipas këtij treguesi, ne përsëri mbetemi prapa vlerave mesatare për Unionin prej 41%.

“Ky raport nuk na habit, sepse shohim të njëjtat përfundime për disa vite me radhë”, thotë Zllatka Dimitrova, eksperte për politikat arsimore në Shoqatën “Arsimi Bullgaria 2030”, duke shtuar se të dhënat alarmante konfirmohen nga PISA. Sipas programit ndërkombëtar të vlerësimit, pothuajse gjysma e studentëve bullgarë nuk zotërojnë aftësitë më elementare në kuptimin e të lexuarit, matematikën dhe shkencat natyrore. “Kjo do të thotë se pothuajse dy herë më shumë fëmijë në vendin tonë mbeten prapa sipas këtij treguesi krahasuar me vlerat mesatare për BE-në”, thotë Dimitrova.

Si një problem serioz ajo veçon braktisjen e hershme të shkollës, por edhe mbulimin e dobët të fëmijëve të moshës parashkollore dhe mbi të gjitha mungesën e mësimdhënies dhe të nxënit cilësor:

Pavarësisht nëse fëmijët tanë kalojnë më pak kohë në shkollë apo jo, ata nuk e marrin atë kualitet arsimor që marrin fëmijët në disa vende evropiane dhe kjo shihet nga rezultatet”, thotë Dimitrova. - Ne gjithmonë kemi insistuar që politikat tona arsimore të fokusohen në trajnimin e vetë mësuesve, në kualifikimin e tyre dhe veçanërisht gjatë përgatitjes së tyre në universitet. Për momentin ajo mbetet mjaft konservatore dhe teorike. Rekomandojmë që trajnimi i tyre të orientohet drejt më shumë praktikave, veçanërisht në zonat rurale dhe në shkollat me fëmijë me status të ulët social dhe ekonomik”.

Sipas një studimi të Institutit për Kërkime Arsimore, pandemia dhe kalimi masiv në mësimin online kanë pasur një ndikim të keq në motivimin dhe rezultatet e gati 50% të studentëve bullgarë. Por pavarësisht debatit publik, raporteve dhe paralajmërimeve nga jashtë, vitet e fundit sistemi arsimor bullgar është në gjendje të rëndë. Ndërrimi i vazhdueshëm i qeverive dhe mungesa e dëshirës për të marrë përgjegjësi për reformën e sektorit po flasin vetë:

Është pikërisht ky kaos politik që çon, për mendimin tim, në një ngërç të reformës që nisi me futjen e ligjit të ri për arsimin parashkollor dhe shkollor. Kjo reformë filloi me entuziazëm dhe me miratimin e masave që do të përmirësoheshin gjatë këtyre viteve. Por krahas pasigurisë politike, vëmë re se si disa kabinete nuk kanë vizion dhe nuk ndajnë të njëjtat synime të reformës, vërehet një bredhje në masat dhe fokusin e tyre, që çon në amulli. Nuk dua të shpjegoj nëse kjo ndikon në rezultatet e nxënësve tanë, por është fakt se ka një vonesë serioze sa i përket reformës”, përfundon Zllatka Dimitrova.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: pixabay, BGNES, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja, Varna dhe Burgas transmetojnë drejtpërdrejt hapjen e Lojërave Olimpike në Paris

Hapen zyrtarisht Lojërat e Olimpiadës së 33-të Verore në Paris. Me këtë rast, kreu i shtetit Rumen Radev ndodhet në kryeqytetin francez për të marrë pjesë në hapje, me ftesë të presidentit francez Emanjuell Makron dhe presidentit të Komitetit Olimpik..

botuar më 24-07-26 7.45.PD

Një zonë e re e Terminalit 2 ofron një vend për të punuar dhe relaksuar në Aeroportin e Sofjes

Një zonë e re që kombinon një vend modern për t'u çlodhur dhe një hapësirë ​​​​të përbashkët pune është tashmë në dispozicion për udhëtarët në Terminalin 2 të Aeroportit të Sofjes, njoftoi Aeroporti i Sofjes në faqen e tij në Facebook.Në këtë zonë në..

botuar më 24-07-25 4.53.MD
Ursula von der Leyen dhe Roberta Metsola

Parlamenti Evropian konfirmoi kursin e BE-së të 5 viteve të mëparshme

Javën e kaluar, Ursula von der Leyen mori nga Parlamenti Evropian një mandat të dytë në krye të Komisionit Evropian me më shumë vota se mandati i saj i parë. Roberta Metsola u rizgjodh me një shumicë të madhe për 2 vjet e gjysmë në krye të..

botuar më 24-07-24 9.15.MD