Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mungesa e perspektivës politike shënoi vitin 2022 në Bullgari

Ngjarja që shënoi vitin 2022 përsa i përket politikës së jashtme është lufta në territorin e Ukrainës. Operacioni ushtarak i nisur nga Rusia më 24 shkurt, shkaktoi një akt të paprecedentë solidariteti ndaj popullit ukrainas nga pothuajse të gjitha vendet anëtare të BE-së. Fillimisht, përpjekjet synonin të ndihmonin ukrainasit që iknin nga lufta, më pas u morën sanksione financiare kundër vendit agresor, u dërgua ndihmë ushtarake dhe humanitare në Ukrainë. Afërsia e Bullgarisë me zonën e luftës drejtoi një fluks serioz refugjatësh drejt kufijve tanë, dhe përpjekjet e shtetit për të organizuar strehimin dhe ushqimin e tyre u ndihmuan nga mijëra vullnetarët dhe donatorët.

Edhe pse po kalojmë një sërë krizash, po shkojmë drejt rivendosjes së normalitetit – tha për Radio Bullgarinë politologu Evgenij Dajnov. Sipas tij, shtetet anëtare të BE-së arritën të përballojnë krizën e Covid-it. – Me këtë përpjekje të përbashkët mbyllëm një periudhë egoizmi. Normaliteti tjetër që rikthehet gjatë një periudhe krizash është qëndrueshmëria e demokracisë liberale ndaj përpjekjes barbare, me luftën në Ukrainë, për ta rrëzuar atë. Demokracia liberale është gjithmonë më e fortë në kriza sesa regjimet autoritare. U rimëkëmb edhe kuptimi ynë për atë që e mbështet - liria, ligji, iniciativa dhe dashamirësia".

Pavarësisht sfidave globale, për Bullgarinë viti 2022 do të mbetet më tepër nën shenjën e paqëndrueshmërisë politike dhe pamundësisë për të formuar një qeveri të qëndrueshme dhe afatgjatë. Një ngërç i tillë është një parakusht në shoqërinë bullgare për të ndryshuar modelin e qeverisjes nga një republikë parlamentare në një republikë presidenciale.

“Të dëgjosh zëra të tillë është krejtësisht normale, sepse pas katër votimeve kombëtare kemi formuar vetëm një qeveri të rregullt dhe tre kabinete zyrtare”, komentoi politologia Lidija Daskallova. Sipas saj, teza se presidenti nuk dëshiron të formojë një qeveri të rregullt për të vazhduar përqendrimin e pushtetit në vetvete është e ekzagjeruar dhe më tepër spekulative.

“Por ai me siguri ka ndryshuar shumë sjelljen e tij. E zbuti tonin ndaj disa partive, ndaj të cilave ishte jashtëzakonisht i ashpër. Kujtojmë mirë që presidenti ishte një nga personat që me grushtin e dorës u dha energji protestave civile të vitit të kaluar. Tema e një republike presidenciale më duket mjaft e largët në këtë fazë, por me siguri mund të them se jam kategorikisht kundër që Bullgaria të jetë një republikë presidenciale”.

Ka zëra edhe në drejtim të rimendimit të rolit dhe funksioneve të qeverisë së përkohshme si një formë e pushtetit ekzekutiv në një kohë paqëndrueshmërie politike. Një prej argumenteve është se ky lloj qeverish shpesh i tejkalojnë kompetencat e tyre kushtetuese.

"Në kushtet e demokracive të dobëta dhe të paqëndrueshme liberale që ndryshojnë lehtësisht në regjime autoritare, populiste ose gangstere, nuk është një ide e mirë të bëhet ajo që kanë zgjedhur në Britani - pas përfundimit të mandatit të saj, qeveria ekzistuese të përgatitë zgjedhjet me të cilat eventualisht do të të zëvendësohet. Për vende si Bullgaria, nevojitet një lloj qeverie anësore për të organizuar zgjedhjet dhe për të drejtuar vendin në nivelin bazë. Në këtë kuptim, një qeveri e përkohshme e emëruar nga një president dhe jo nga një parlament është më tepër një zgjidhje e mirë legjislative."

Daskallova shpreson se viti 2023 do të na sjellë më shumë besim se ndryshimi që kërkojmë është i merituar dhe varet nga përpjekjet e përbashkëta të të gjithëve ne:

“Megjithatë, mendoj se me hapa të vegjël po shkojmë në këtë drejtim. Kemi një punë të madhe, frytet e së cilës, po të fillojmë tani, do t'i shohim pas 5, ndoshta edhe 10 vjetësh. Na pret shumë punë për reformat e nevojshme për fondet në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Na presin një sërë zgjedhjesh parlamentare dhe lokale. Në një kohë si kjo, megjithëse e kuptoj se sa e vështirë është kjo detyrë, po përpiqem të jem optimiste”.

Profesor Dajnov po e sheh vitin e ardhshëm si një kohë kur do të vazhdojë rivendosja e normalitetit dhe kjo është gjëja më optimiste që mund të ëndërrojmë pas 30 vitesh pritje.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv, BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidentët Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..

rinovuar më 24-11-13 3.48.MD

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD