Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të gjitha partitë pa “Vëzrazhdane” bënë thirrje për formimin e qeverisë

Foto: BGNES

Partitë parlamentare bënë deklarata politike në seancën e parë të Kuvendit Popullor në vitin 2023.

GERB beson se nuk u shfrytëzua një mundësi e mirë për zgjidhjen e krizës politike pasi u refuzua krijimi i qeverisë me mandatin e tyre. Toma Bikov nga GERB kërkoi që në mandatin e tretë të formohet një qeveri “sipas realitetit dhe jo sipas ëndrrave dhe shpresave”.

Në emër të "Po e vazhdojmë ndryshimin", kandidati për kryeministër, akademiku Nikollaj Denkov, i cili mori mandatin e dytë për të formuar një kabinet, tha se parlamenti i 48-të mund të mbijetojë vetëm nëse zgjedh një qeveri të rregullt. Ai u bëri thirrje kundërshtarëve të tij që të shpjegojnë se si e parashikojnë zbatimin e mandatit të tretë për formimin e qeverisë.

Kryetari i DPS-së, Mustafa Karadajë, theksoi se Bullgaria ka nevojë për një qeveri të rregullt të qëndrueshme dhe se mosbesimi i shoqërisë ndaj politikanëve dhe parlamentit nuk mund të zgjidhet me zgjedhje të parakohshme.

Kryetarja e BSP-së Kornelija Ninova bëri thirrje që së pari të sigurohet stabiliteti politik me formimin e një qeverie të rregullt, të shqyrtohen me kujdes kushtet në të cilat të hyjmë në Eurozonë dhe që Bullgaria të mos ndërhyjë në luftën në Ukrainë.

Kreu i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov tha se nga 11 janari do të fillojë mbledhja e nënshkrimeve për mbajtjen e referendumit kundër futjes së euros.

Lideri i “Bullgarisë Demokratike” Hristo Ivanov kërkoi që parlamenti të krijojë një qeveri e cila të mund të bëjë reforma.

Lideri i "Ngritjes Bullgare" Stefan Janev gjithashtu këmbënguli për formimin e një qeverie të re.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD