Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov ka mposhtur rusin Aslan Karatsev në raundin e parë të Australian Open. Dimitrov triumfoi me rezultatin 7-6(3), 7-5, 6-2 dhe tani ka 13 fitore dhe vetëm një humbje në raundin e parë në Melburn. Ndër vite, Australian Open është turneu më i fortë i Grand Slam për Grigorin, i cili tashmë ka shënuar fitoren numër 30. Tenisti bullgar ka një gjysmëfinale dhe tre çerekfinale në turne.
Për Dimitrovin po vjen ndeshja me serbin Laszlo Jere, i cili mundi belgun Zizu Bergs. Bullgari nuk ka luajtur ende kundër 27-vjeçarit Jere, i cili renditet i 68-ti në botë. Me një tjetër sukses, Dimitrov mund të përballet me Novak Gjokoviqin në raundin e tretë.Bullgarja Sillvija Azdreeva , e cila u ngjit në Everest më 15 maj 2022, mori një njohje të madhe për arritjen e saj, duke u dekoruar personalisht nga Kryeministri i Nepalit. "Në një ceremoni solemne, pata mundësinë e rrallë të merrja personalisht..
Ne e vlerësojmë shumë gatishmërinë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të mbështetur përpjekjet dhe ambicien e Bullgarisë për të pritur Olimpiadën Dimërore të të Rinjve. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në një takim me presidentin e Komitetit..
Stilijana Nikollova u bë kampione e Evropës në gjimnastikë ritmike pas një paraqitjeje të shkëlqyer në Kampionatin e Budapestit. Ajo luajti pa gabime kombinimet e saj me rreth, shkopinj, shirit dhe top. Ansambli i Bullgarisë mbrojti titullin..