Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në dhjetor 1896, Sofja u ndriçua për herë të parë nga rrezet e një kinematografi

14
Foto: Arkivi personal i Petër Kërxhillovit

Në një mbrëmje të ftohtë të dhjetorit të vitit 1896, publiku i Sofjes ra në heshtje në sallonin e hotel “Maqedonia”. Sapo kishte përfunduar një seancë hipnotike nga ndonjë Prof. Melinson, i cili prezantohej si “profesor i fizikës”. I huaji misterioz kishte mbërritur në Sofje që në tetor të po atij viti dhe seria e tij e seancave shpirtërore dhe hipnotike ishte ndër ngjarjet më të diskutuara në kronikën laike të asaj kohe. Por më 8 dhjetor në fjalë, profesori misterioz për herë të parë demonstroi një mrekulli të vërtetë – “foto në lëvizje”. Publiku ishte pa fjalë.

“Pastaj prof. Melinson bëri një tjetër shfaqje me kinematografin në datat 10-11 dhjetor në hotel "Bullgaria", përballë pallatit mbretëror. Dhe kjo u pasqyrua në shtypin e atëhershëm. Para se t’i lexoja këto njoftime, për më shumë se gjysmë shekulli ishim të bindur se projeksioni i parë kinematografik në Bullgari ishte bërë në qytetin Ruse në vitin 1897. Në fakt, rezulton se disa muaj para kësaj, Sofja ishte e para e cila u ndriçua nga rrezet e kinematografit”- pohon kritiku i artit dr. Petër Kërxhillov. Ai së bashku me doc. dr. Irina Kitova dhe Zornica Krësteva, është autor i “Kronikës së kinemasë pa zë në Sofje (1896–1933)”, që u botua para pak kohe, me tekste interesante dhe mbi 700 fotografi, faksimile dhe vizatime, që na tregojnë për agimin e kinemasë bullgare.

“Në dhjetor 1896, një film i xhiruar në Bullgari - në portin e Varnës - u shfaq në Bullgari. Ky është filmi i parë i xhiruar në Bullgari dhe është filmi i parë fare i xhiruar në Gadishullin Ballkanik. Ai duhet të jetë bërë ose në verë, ose më së voni në fillim të vjeshtës së vitit 1896, për t'u shfaqur në fillim të dhjetorit në Sofje”, përfundon Petër Kërxhillov.

Në fillim të shekullit të 20-të në Bullgari mbërritën kinematë e para të mëdha të lëvizshme, të ngjashme me cirqet moderne. Në atë kohë, kinemaja ishte si televizioni i sotëm - elementi kryesor i programit ishin kronikat dokumentare të ngjarjeve botërore, si për shembull Lufta Ruso-Japoneze e viteve 1904-1905.

“Pronarët e kinemave të para stacionare në vendin tonë vendosën të xhirojnë filma vetë dhe të mos mbështeten më vetëm tek të huajt që vijnë, xhirojnë filma të shkurtër dhe largohen”, thotë Petër Kërxhillov. Kështu, në vitet 1908-1909, kronikat e para vendase u filmuan në Bullgari, për të arritur pikën e kthesës për kinematografinë bullgare në vitin 1914:

“Në prag të Luftës së Parë Botërore, drejtuesit e Teatrit Modern në Sofje u mblodhën dhe vendosën të realizojnë filmin e parë artistik bullgar “Bëllgarani është galant”.  Vasill Gendov - atëherë një aktor i ri, i cili më pas u bë regjisor i 10 filmave të tjerë artistikë - luajti në komedi. Në këtë mënyrë u hodhën themelet e kinematografisë bullgare dhe Gendovi dhe gruaja e tij Zhana Gendova u bënë yje të kinemasë bullgare pa zë – tha në përfundim Petër Kërxhillov.

Shikoni gjithashtu:

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Arkivi personal i Petër Kërxhillovit





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Svishtov festojnë 169 vjetorin e themelimit të vatrës së parë kulturore bullgare

Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..

botuar më 25-01-30 5.15.PD

U bënë të ditur emrat e rezidentëve të Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025

Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..

botuar më 25-01-29 9.41.PD

Një film me pjesëmarrjen bullgare është ndër të nominuarit për Oscar

"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..

botuar më 25-01-24 8.49.PD