Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sulmuan dhe rrahën sekretarin e klubit kulturor bullgar në Ohër

Foto: BGNES

Sekretari i klubit kulturor bullgar “Mbreti Boris III”  në Ohër është rrahur mbrëmë dhe me nofullën e thyer është dërguar në spital, informoi Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA). Është konstatuar se kanë qenë tre sulmues dhe janë identifikuar. Në përgjigje të sulmit, eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev bëri thirrje në profilin e tij në Facebook për t'i dhënë fund dhunës, urrejtjes dhe diskriminimit. “Pres një përgjigje të menjëhershme nga autoritetet në të dyja vendet! Kjo situatë është e patolerueshme”, ka theksuar Kovaçev duke shtuar se këtë atmosferë urrejtjeje e ka krijuar klasa politike, mediat dhe rrethet akademike. Kovaçev ka biseduar në telefon me ministrin e punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Si kundërpërgjigje ndaj sulmit brutal, në faqen e klubit kulturor bullgar “Ivan Mihajllov”  në Manastir shkruan se po të quhesh bullgar në Maqedoni kjo do të thotë sulme barbare dhe rrahje. "Tani sulmuesit do t'i dënojnë me kusht si Lambe (Alabakovski) dhe sulmet do të vazhdojnë edhe më të egra!" Është koha që Bullgaria të kujdeset për bullgarët që nuk jetojnë në vendlindje!”, kanë shkruar përfaqësuesit e klubit në Manastir.

Më shumë nga rubrika

Hristijan Pendikov tashmë ka një pasaportë bullgare

Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova i dorëzoi dokumentet bullgare të identitetit Hristijan Pendikov në një ceremoni në Presidencë. Pendikov është sekretar i shoqatës “Mbreti Borisi i Tretë” në Ohër dhe më 19 janar u bë viktimë e një rrahjeje në..

botuar më 23-05-10 3.54.MD
Mustafa Karadajë

Mustafa Karadajë uroi GERB-SDS për përpjekjet për të formuar qeveri

Pas nominimit të Maria Gabriel për postin e kryeministrit, kreu i DPS-së Mustafa Karadajë përshëndeti qëndrimin korrekte të GERB-SDS për të formuar një qeveri më mandatin e parë. Në lidhje me takimet e parapara me grupet parlamentare, Karadajë..

botuar më 23-05-10 3.34.MD
Stanisllav Ballabanov

Reagimet e para pas shpalljes së Maria Gabriel kandidate për kryeministre

“E mirëpresim me ngrohtësi nominimin e Maria Gabrielit për kryeministre të Bullgarisë”, shkroi në Twitter lideri i eurodeputetëve nga Partia Popullore Evropiane Manfred Weber . "Ajo ka përvojën dhe autoritetin ndërkombëtar për të kapërcyer..

botuar më 23-05-10 11.41.PD