"Dy burra dhe një sorrë, të mbyllur në një stuhi dëbore në fund të botës, përpiqen të zgjidhin një mister duke u zhytur në të ngadalë..."
Nga 20 janari në kinematë bullgare shfaqet filmi i ri bullgar "Janari", bazuar në dramën me të njëjtin emër të Jordan Radiçkov - shkrimtarit bullgar, dy herë i nominuar për Çmimin Nobel për Letërsinë, veprat e të cilit janë përkthyer në mbi 35 gjuhë.
Filmi është një bashkëprodhim midis Bullgarisë, Portugalisë dhe Luksemburgut dhe është debutimi në kinematografinë artistike për regjisorin Andrej Paunov, të cilin publiku në vendin tonë e njeh për historitë e tij të jashtëzakonshme dokumentare.
Filmi “Janari” takohet me publikun bullgar në muajin e parë të vitit, i cili jo rastësisht quhet “muaji i Radiçkovit”. Janari është edhe muaji i kinemasë bullgare, pasi ajo e feston ditëlindjen më 13 janar.
Vetë Andrej Paunov thotë për veprën e tij të re se ajo na tregon për atë që e befason secilin prej nesh - "frika nga e papritura, tensioni nga fakti se jeta është më e thellë, më e madhe dhe më komplekse sesa jemi të përgatitur të pranojmë, tmerri nga e keqja që ndoshta fshihet në çdo hap, i ftohti, errësira, hijet në secilin prej nesh për të cilat ne vazhdojmë të shpresojmë se nuk do të përballemi kurrë."
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në mesin e parajsës tropikale të ishullit Hainan, në Kinë, Janitca Stamenova dhe Vasilena Vasileva nga Akademia e Muzikës, Valleve dhe Arteve Pamore të Plovdivit "Prof. Asen Diamandiev" hapën Festivalin e Parë Ndërkombëtar Kulturor të Trëndafilit në..
Regjisori Teodor Ushev refuzoi të pranojë çmimin special “Shën Gjergji”, me të cilin u dekorua për filmin e tij “f1.618” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Moskë. Në një video fjalim, ai iu drejtua jurisë në rusisht, anglisht dhe bullgarisht: “Në..
Me rastin e 40-vjetorit të përfshirjes së Manastirit të Rillës në Listën e Trashëgimisë Botërore, në periudhën 24-28 prill 2023, në selinë e UNESCO-s në Paris, prezantohet ekspozita fotografike me titull “Zemra e Bullgarisë”. Ajo paraqet 20..
Zornica Sllavova dhe S-MO morën çmimin e madh në konkursin për muzikën e re bullgare, pop dhe rok, “Pranvera'23”. Mes 12 këngëve finale, fituesja e..