Formacionet e përfaqësuara në parlament tashmë po përgatiten të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Parlamentin e 49-të më 2 prill dhe të demonstrojnë optimizëm për rezultatet e tyre të ardhshme.
"Ne do të kërkojmë dimensionet lokale të problemeve dhe mundësive. Do të kërkojmë një formulë politike që do të çojë në formimin e shumicës qeverisëse në parlament", tha Tomisllav Donçev, nënkryetar i GERB. Prioritet për partinë do të jetë edhe reforma në drejtësi.
Bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin" Asen Vasilev po zhvillon negociata për partneritet me "Bullgarinë Demokratike" me kusht që ai të forcohet me një marrëveshje me shkrim. "Ne po punojmë në mënyrë aktive me “Bullgarinë Demokratike, që të bëhet bashkimi me ta, por edhe me të gjitha organizatat dhe partitë e tjera civile me të cilat kemi një vizion të përbashkët për Bullgarinë," shpjegoi Vasilev.
"Do të formojmë konfigurime parazgjedhore dhe paszgjedhore që do t'u japin qytetarëve bullgar një opsion të qartë për të votuar për një qeveri demokratike dhe reformiste", siguroi Hristo Ivanov nga “Bullgaria Demokratike”.
Atdhetarët e “Vëzrazhdane” me lider Kostadin Kostadinov janë plot ambicie për t’u kthyer nga forca e katërt në forcën e parë politike.
“Ne po e vazhdojmë politikën tonë. E mbështesim përfundimin e projektit të centralit aromik "Belene" dhe zgjerimin e centralit atomik “Kozloduj”, tha Rumen Geçev nga Partia Socialiste Bullgare (BSP).
"Ngritja Bullgare" do të vendosë në një këshill në çfarë formati do të paraqitet në zgjedhjet e ardhshme, njoftoi kreu i saj Stefan Janev.
Aktualisht Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) po hesht.Më shumë se gjysma e rumunëve janë kundër bashkimit me Moldavinë 54% e rumunëve nuk mbështesin një bashkim të mundshëm në të ardhmen të Rumanisë me Republikën e Moldavisë dhe 33% janë në favor të bashkimit. Kështu thuhet në një sondazh..
Deklarata e partneritetit strategjik midis Bullgarisë dhe Rumanisë e datës 15 mars 2023 "në njëfarë mënyre kapërcen prapambetjen e shkaktuar nga e kaluara dhe na çon drejt zhvillimit të potencialit në fusha të ndryshme" midis dy vendeve. Kështu..
Një grup pune po përgatit ndryshime në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut Më 26 prill u themelua grupi i punës për ndryshime në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Ai do të përgatisë propozimin për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë..