Kur këndoni? Kur ndiheni mirë?... Kalin Veljov dhe Maria Avramidi (Kalin Veliov & Maria Avramidi) këndojnë edhe kur nuk ndihen mirë.
Kështu nis kënga e tyre “Kur këndoj”. Por kjo nuk është kënga e tyre e parë e përbashkët. Ata i bashkon projekti muzikor "AMAZONIA" - grupi brazilian i vallëzimit latin me producent Veljov. Në regjistrimin e këngës dhe gjatë xhirimeve të videos mori pjesë edhe basisti Boris Taslev - i njohur kryesisht nga skena bullgare e xhazit, aktualisht - pjesë e Orkestrës së Muzikës Popullore të BNR. Të gjitha instrumentet e tjera muzikore në "Kur këndoj" janë incizuar nga Kalin Veljov, i cili është autor i muzikës, tekstit dhe aranzhimit.
"Kur këndoj" u krijua për të kujtuar një filozofi të thjeshtë të jetës" - thotë Kalin Veljov. - Ne duhet të mendojmë pozitivisht, të ndjekim rrugën tonë, pavarësisht gjithçkaje që ndodh në jetën tonë. Një humor i mirë, një buzëqeshje dhe mendimet pozitive janë energjia që duhet të na çojë përpara dhe të ndjekim ëndrrat tona”.
Le të buzëqeshim, të ndjekim ëndrrat tona dhe të këndojmë me Kalin dhe Maria:
“Këndoj kur ndihem mirë,
Këndoj edhe kur nuk ndihem mirë.
Këndoj për njerëzit si unë
Në fund të fundit, ne jetojmë për këtë moment.
Le të jetë ai i mirë edhe për ty, edhe për mua!...”
MIA D., ose Maria Dimova, është një këngëtare e re e talentuar bullgare që ndërthur folklorin bullgar me një tingull modern. Kanë kaluar gati dy vjet nga shfaqja e eksperimentit të fundit muzikor të MIA D., por ajo nuk ka reshtur së krijuari. Këngëtarja..
Një vit pas premierës gala, filmi i Ivan Jurukovit "Deri në tekën e fundit" do të transmetohet në Londër. Ngjarja do të zhvillohet më 27 maj në Shoqatën Mbretërore Gjeografike në orën 19:30 me orën lokale dhe do të jetë një mbrëmje muzikore dhe filmike..
Aranzhimi dallohet për nga qëndrimi prej novatori të kompozitorit, por në të njëjtën kohë ai arrin të ruajë autenticitetin e folklorit, pasi zërat kryesorë të këngës u regjistruan me Korin “Vanja Moneva” . Në aranzhim dëgjohet edhe fyelli i Hristijan..
Dyshja bullgare e neofolkut botëror Flying Nomads është rikthyer me këngën Redwall. Në projektin e tyre të fundit, Kristina Angellova (dafne, perkusion)..