Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon ndërtimi i lidhjes së gazit "Bullgari-Serbi"

Foto: BGNES

Presidenti bullgar Rumen Radev dhe kreu i shtetit serb Aleksandër Vuçiç asistuan në ceremoninë, e cila shënon fillimin e ndërtimit të pjesës bullgare të lidhjes ndërsistematike të gazit Bullgari - Serbi, (Gas Interconnection Bulgaria - Serbia, IBS).  Interkonektori që lidh qytetet Novi Iskar dhe Nish do të ketë një gjatësi totale prej 170 km, nga të cilat 62 km do të jenë në territorin bullgar. Ai do të ketë një kapacitet deri në 1.8 miliardë metër kub karburant blu në vit me mundësinë e rrjedhjes së kundërt. Ndërtimi i trases në Serbi filloi një vit më parë dhe pritet të jetë gati në vjeshtë. Deri në fund të këtij viti pritet të përfundojë edhe pjesa bullgare. Gazsjellësi është një projekt me interes të përbashkët për Bashkimin Evropian, i financuar nga Mekanizmi i Lidhjes së Evropës.

“Bullgaria e dëshmoi veten si një vend tranzit i besueshëm dhe edhe në situatën më të vështirë, kur vendit tonë i mbaroi gazi rus, ajo vazhdoi të eksportojë karburant blu në Serbi pa asnjë problem”, tha presidenti Rumen Radev pas një bisede me homologu e tij serb. 



Më shumë nga rubrika

Bullgaria mbështet mekanizmin evropian të paqes

Në muajin prill, vendi ynë do të fillojë të marrë fondet evropiane për mbrojtjen e kufirit të jashtëm të BE-së në luftën kundër migracionit të paligjshëm, njoftoi presidenti Rumen Radev pas samitit në Bruksel. Bullgaria merr pjesë dhe..

botuar më 23-03-24 7.42.MD

Geraldine Chaplin është në Bullgari për "Sofia Film Fest"

Aktorja e madhe Geraldine Chaplin ndodhet në Sofje si një nga të ftuarit special të “Sofia Film Fest” , transmetoi BNT. Në eventin ndërkombëtar kinematografik ajo do të prezantojë filmin e saj më të ri “Luka” , në të cilin luan rolin e një..

botuar më 23-03-24 6.32.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga 2 deri në 7°. Në Sofje do të jetë 3°. Para mesditës do të mbajë mot me diell, pas mesditës me vranësira dhe reshje nga perëndimi. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 19 deri në 24°, në..

botuar më 23-03-24 5.15.MD