Më shumë se 21 000 janë shpallur zyrtarisht të vdekur në Turqi dhe Siri nga tërmetet shkatërruese. Në Turqi viktimat janë mbi 17 600, ndërsa të plagosurit kalojnë 70 000. Sipas të dhënave të fundit janë shkatërruar 6444 ndërtesa. Ekipet e shpëtimit nga dhjetëra vende po vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar. 87 orë pas tërmetit të parë të fuqishëm në Malatja, u raportua se një fëmijë u shpëtua nga rrënojat, megjithëse 72 orë pas tërmetit shkatërrues, të mbijetuarit janë të vështirë për t'u gjetur.
Një ekip bullgar vullnetarësh ka gjetur pesë të mbijetuar në qytetin Kahramanmarash, njoftoi Shoqata Kombëtare e Vullnetarëve në Bullgari në faqen e tyre në Facebook. Shoqata konfirmoi për BNR se të mbijetuarit e zbuluar u nxorën nga poshtë rrënojave.
Një nga pesë qentë e shpëtimit që Bullgaria dërgoi në Turqi gjeti një grua të gjallë nën rrënojat në qytetin e Antakias, njoftoi Shërbimi Bullgar i Shpëtimit Malor. Dy jetë u shpëtuan në një operacion të përbashkët mes ekipeve bullgare dhe vendase. Të shpëtuarit janë një fëmijë 4 vjeç dhe një burrë i rritur, njoftoi drejtoria “Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullsisë”. Dr. Veselin Jollov, i cili është pjesë e ekipit bullgar, kishte detyrën e vështirë për të asistuar dhe marrë pjesë drejtpërdrejt në një operacion kompleks kirurgjik. Falë veprimeve të tij, viktimës iu dha një shans i dytë në jetë.
Kryqi i Kuq Bullgar ka transferuar 400 000 euro të mbledhura deri më tani për të ndihmuar viktimat në Turqi dhe Siri. Shumat janë 240 000 euro për Turqinë dhe 160 000 euro për Sirinë.
Dy kamionë me ndihma të dhuruara nga fushata Gorata.bg nisen për në Turqi më 10 shkurt. Njëri do të drejtohet drejtpërdrejt në qytetin e dëmtuar të Adanasë, tha për BNR Nikolla Rahnev nga platforma.
Të premten paradite do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 3° në disa lugina deri në 10° në rajonet e tjera, në Sofje rreth 1°. Pas mesditës do të përmirësohet dukshmëria,..
Nëse Asambleja Kombëtare nuk miraton buxhetin e shtetit për vitin aktual, mund të ketë protesta. Kështu deklaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, kryeekonomisti i Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) Ljubosllav Kostov. Edhe një..
Deputetët miratuan njëzëri në lexim të parë Ligjin për Mbledhjen e të Ardhurave dhe Ekzekutimin e Shpenzimeve në vitin 2025, të propozuar nga qeveria e përkohshme deri në miratimin e buxhetit të shtetit. "Qëllimi kryesor është garantimi i stabilitetit..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori...
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes..