Numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqinë juglindore dhe Siri ka kaluar 33 000 veta, ndërsa numri pritet të rritet. Shpresat për të gjetur të mbijetuar të gjallë po shuhen. Një grup bullgar i shpëtimtarëve vullnetarë po vazhdon të kërkojë njerëz nën rrënojat në qytetin e Hatay.
BE do të dërgojë më shumë tenda, batanije dhe soba, i tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen përmes telefonit presidentit turk Rexhep Erdogan. Sipas mekanizmit të mbrojtjes civile, BE ka dërguar tashmë 38 ekipe shpëtimi me mbi 1600 njerëz dhe 106 qen. Përveç kësaj, 12 shtete anëtare siguruan 50 000 tenda dimërore familjare, 100 000 batanije dhe 50 000 soba.
Presidenti sirian Bashar al-Asad falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat premtuan dhjetëra milionë dollarë për të rindërtuar zonat e prekura në vend. Asad falënderoi gjithashtu Katarin, i cili po dërgon 10 000 kontejnerë strehimi në Siri. Qasja humanitare në zonat e kontrolluara nga rebelët në Siri vazhdon të jetë e vështirë, njoftoi OKB.Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..