Numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqinë juglindore dhe Siri ka kaluar 33 000 veta, ndërsa numri pritet të rritet. Shpresat për të gjetur të mbijetuar të gjallë po shuhen. Një grup bullgar i shpëtimtarëve vullnetarë po vazhdon të kërkojë njerëz nën rrënojat në qytetin e Hatay.
BE do të dërgojë më shumë tenda, batanije dhe soba, i tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen përmes telefonit presidentit turk Rexhep Erdogan. Sipas mekanizmit të mbrojtjes civile, BE ka dërguar tashmë 38 ekipe shpëtimi me mbi 1600 njerëz dhe 106 qen. Përveç kësaj, 12 shtete anëtare siguruan 50 000 tenda dimërore familjare, 100 000 batanije dhe 50 000 soba.
Presidenti sirian Bashar al-Asad falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat premtuan dhjetëra milionë dollarë për të rindërtuar zonat e prekura në vend. Asad falënderoi gjithashtu Katarin, i cili po dërgon 10 000 kontejnerë strehimi në Siri. Qasja humanitare në zonat e kontrolluara nga rebelët në Siri vazhdon të jetë e vështirë, njoftoi OKB.Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..