Një ekspozitë me 61 fotografi bardhë e zi edhe me ngjyra, në të cilën aktori i Hollivudit JohnMalkovich shndërrohet në imazhe emblematike të fotografisë të shekujve 20 dhe 21, është paraqiturnë Galerinë Kombëtarenë Sofje. Autori i projektit është fotografi amerikan Sandro Miller. Në vitin 2013, ai vendosi të nderojë autorët që shënuan më së shumti karrierën e tij krijuese duke zgjedhur 35 nga fotografitë e tyre të njohura për t'i riprodhuar. Për këtë qëllim, Miller kontaktoi John Malkovich, i cili pranoi menjëherë të merrte pjesë në këtë projekt jo standard të artit.
Në serinë "Malkovich, Malkovich, Malkovich: Homazh për mjeshtrat e fotografisë", ylli i Hollivudit tregon cilësitë e tij të kameleonit, duke hyrë pa probleme në imazhet e Albert Einstein, Che Guevara, John Lennon, Andy Warhol dhe të tjerë.
Prezantimi i fotografit Sandro Miller është planifikuar për datën 18 shkurt (të shtunën), nga ora 11:00 deri në orën 12:30 në Galerinë Kombëtare “Kuadrat 500”. Ekspozita mund të vizitohet nga banorët e Sofjes dhe vizitorët e kryeqytetit deri më 30 prill 2023.
John Malkovich ndodhet aktualisht në Sofje në lidhje me pjesëmarrjen e tij tre mbrëmje me radhë /më 16, 17 dhe 18 shkurt/ në skenën e Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" me shfaqjen "Në vetminë e fushave të pambukut" të Bernard-Marie Koltes.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: nationalgallery.bg © Sandro MillerViolinisti bullgar me famë botërore Vasko Vasilev dhe solistët nga Orkestra e Operës Mbretërore “Kovent Garden” do të mbajnë një koncert klasik akustik më 26 maj në sallën “Gustav Eiffel” të Kullës Eifel. Muzikantë nga 5 kombësi do të jenë së bashku në..
"La Sapienza" në Romë është një nga universitetet më të vjetra dhe më prestigjioze italiane, i themeluar në vitin 1303. Në ditët e sotme është universiteti më i madh në Evropë për nga numri i studentëve që studiojnë me kohë të plotë. Ashtu si në..
Agjencia Bullgare e Shkencave prezantoi një platformë për burimet në gjuhën bullgare në internet BERON. BERON është një shkurtim (nga shkronjat e para të Burimeve Gjuhësore Bullgare Online në bullgarisht), por gjithashtu na kujton enciklopedistin..