Edicioni i katërt i sivjetshëm i konkursit për projektet studentore për ndërtimin e një kampingu filloi që në muajin janar. Nga të gjitha propozimet e marra, komisioni ka zgjedhur projektin për fshatin Dushanci, afër qytetit të Pirdopit, na njofton platforma Camping.bg. Toka ka nje siperfaqe prej 10000 m2, ndodhet midis kodrave te pyllëzuara dhe përgjatë saj kalon shtrati i lumit Topollnica, i cili vjen nga rezervuarii afërt i Dushancit, dhe është gjithashtu afër rrugës kryesore në rëzë të maleve Ballkan.
Aty do të ndërtohet një vend kampingu për çadra, kampistë dhe karvanë, si dhe disa studio. Prona përbëhet nga një pishinë dhe dhjetëra pemë arre, pishe, bredhi dhe bliri. Autorët e projektit parashikojnë ndërtimin e një skene të vogël për shfaqje artistike pranë pishinës, një vatre të madhe për të ndezur zjarr në natyrë me frona përreth, si dhe të një ure druri mbi lumë, e cila të çon në një park aventure dhe një palestër në natyrë. Konkursi organizohet nga Camping.bg në partneritet me Universitetin e Pyjeve - Sofje.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: camping.bg
Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..
Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..