Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Midis klasikëve dhe xhazit – një muzikë shumëngjyrëshe, e gjallë, e pazakontë

Filarmonia e Plevenit feston 70 vjetorin e saj me tri premiera të veprave të Hristo Jocovit

Foto: plevenphil.com

Në vitin 2023, Filarmonia e Plevenit feston 70 vjetorin e saj. Ajo e bën këtë me një sërë koncertesh, i pari prej të cilave, i drejtuar nga Borisllav Jocov, ia dha fillimin e ngjarjeve festive. Në fakt, ky program është një ngjarje, sepse përfshin tre vepra të reja, interesante dhe disi të pazakonta të Hristo Jocovit - një muzikant i famshëm xhaz, por me një arsim serioz klasik, profesor në Akademinë Kombëtare të Muzikës "Panço Vlladigerov", një person me autoritet të madh mes kolegëve të tij.

“Më 17 shkurt në Pleven u mbajt premiera e kësaj “aventure të madhe”, të cilën e ndërmorëm me Ljubomir Gjakovskin, drejtor i Filarmonisë së Plevenit – vë në dukje prof. Jocov. - Prezantuam për herë të parë veprat e mia, Koncertin për trumpet, trombon dhe orkestër me solistët Mihaill Josifov dhe Velisllav Stojanov dhe "Pikturat nga dy botë" - një koncert për marimba dhe orkestër kompozuar për Vasilena Serafimovën - një muzikante e shkëlqyer, aktualisht me karrierë të suksesshme në Evropë dhe botë.

Mezi e pres takimin me publikun më 21 shkurt në sallën "Bullgaria", shton Hristo Jocov.

Për Vasilena Serafimovën, pjesëmarrja në koncerte sjell emocion të veçantë – ato janë një rast për ta zëvendësuar për një kohë të shkurtër Parisin, ku ka jetuar dhe krijuar vitet e fundit, me vendlindjen e saj Pleven dhe për të luajtur me orkestrën me të cilën është rritur, sipas fjalëve të saj.