Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

145 vjet pas Çlirimit të Bullgarisë, historia vazhdon të na provokojë

Seria e videove “Abetare” na bën të shikojmë me sy të ndryshëm të kaluarën dhe mësimet nga ajo

Foto: Facebook / Hristijan Ivanov

Mbushen 145 vjet nga Çlirimi i Bullgarisë. Më 3 mars 1878 u nënshkrua Traktati i Paqes i San Stefanit midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane, i cili i dha fund një tjetër lufte ruso-turke, e cila u kthye në një luftë çlirimtare për ne, bullgarët. Shteti ynë, edhe pse ende i ndarë nga territoret e tij të mëdha të banuara nga bullgarët (Maqedonia dhe Rumelia Lindore mbeten zotërime të Perandorisë Osmane), rishfaqet në hartën politike të Evropës si Principata Bullgare, duke përfshirë pjesën veriore të vendit dhe rajonin e Sofjes.

Edhe pse kjo është një nga datat më të shumëpritura në historinë tonë pas pesë shekujsh shtypjeje të huaja dhe shënoi arritjen e një prej idealeve tona kombëtare - lirisë, ajo sot nuk pranohet pa mëdyshje nga bullgarët dhe shkakton polemika.

Hristijan Ivanov

“Kam menduar shumë për 3 Marsin. Por kjo datë sa bashkuese është për ne si popull dhe si vend që rikthehet në hartën politike të Evropës, është edhe aq përçarëse. Deri më sot, ky bashkim kombëtar, për të cilin luftuan të gjithë revolucionarët dhe njerëzit që punuan për kauzën bullgare, nuk ka ndodhur kurrë në formën që ata e imagjinonin” – tha muzikanti Hristijan Ivanov para gazetarit Ioan Kolev nga Radio Bulgaria. Interesi i tij për historinë bullgare u nxit nga folklori dhe vallet tona vendase vite më parë, përderisa sa ai jetonte dhe studionte muzikë dhe psikologji në Skoci.

Sipas Hristijanit, ndarja në “-fil” dhe “-fob”, që është një fakt në shoqërinë tonë jo vetëm mbi çështje historike, mund të kapërcehet. Për këtë qëllim, është veçanërisht e rëndësishme që secili prej nesh të zhvillojë aftësinë për të menduar në mënyrë kritike dhe për të shoshitur informacionin e besueshëm nga dezinformata.

Në botën digjitale, kjo është një detyrë e vështirë, por ende jo e pamundur. Dhe Hristijan e ka misionin e tij në këtë drejtim - së bashku me njerëz të mendimit të tij, ai krijon video projektin “Abetare” (“БукварЬ”) përmes të cilit interpretojnë ngjarje, fakte dhe teori të ndryshme që lidhen me historinë dhe stereotipat bullgare.

I krijua nga bullgarë të kthyer nga jashtë dhe i frymëzuar nga libri i parë i ri shkollor bullgar, vepër e doktorit dhe iluminist bullgar Peter Beron, videot nuk kanë ende një numër të caktuar episodesh. Prapëseprapë qëllimi është i qartë - të zhbëjë nocionet që mbizotëruan me kalimin e kohës, se bullgarët janë një projeksion i heroit të famshëm të shkrimtarit Aleko Konstantinov - Xha Ganjo, te i cili nëpërmjet mjeteve të satirës autori përmbledh ​​disa tipare karakteristike të psikologjisë bullgare.

Ilija Beshkov - „Xha Ganjo lexon „Xha Ganjo“, 1947

“Mund të ketë njerëz që janë të prirë të bien dakord se thelbi i tyre është si ai i personazhit të Aleko Konstantinov, por ka edhe të huaj që kaluan vendin tonë rrugës për në Stamboll, të cilët përshkruan një realitet krejt tjetër. Gjatë udhëtimit në vendin tonë, ata u mbështetën mbi të gjitha në mikpritjen dhe ndihmën e njerëzve të fshatrave. Ata shkruajnë në ditarët e tyre se bullgarët janë jashtëzakonisht të pastër, punëtorë dhe të gatshëm t’i mirëpresin, t’i ushqejnë, shtëpitë e tyre shkëlqejnë nga pastërtia. Synimi ynë është të tregojmë një pjesë të këtyre dokumenteve dhe të dy këndvështrimet, dhe gjykimin t’ia lëmë secilit prej shikuesve tanë”- pohojnë patriotët e rinj dhe shpresojnë që dokumentet dhe librat historikë të zënë një vend më serioz në jetën e të rinjve bullgarë, tashmë të pushtuar nga ekranet e pajisjeve celulare.

Është gjithashtu e rëndësishme që ekipi t’i njohë shikuesit me fakte të mjaftueshme për t’i bërë ata të shohin me sy të ndryshëm vendin ku kanë lindur, vlerat dhe kujtesën që kombi bullgar ka ruajtur gjatë mijëvjeçarëve deri më sot.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook / Hristijan Ivanov




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD
Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD