Komisioni Evropian do të ndihmojë Bullgarinë me mjete financiare për pajisje teknike për të ruajtur kufirin me Turqinë dhe për të siguruar pagat e mbi 1200 policëve kufitarë. Kështu deklaroi ministri i brendshëm Ivan Demerxhiev në PKK “Kapitan Andreevo” dhe shtoi se presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-turk është i paprecedentë.
Sipas fjalëve të tij Komisioni është i gatshëm të na financojë për sigurimin e pagave të akoma 1260 nëpunësve. Vendi ynë do të ndihmohet edhe me kamera, sensorë termikë, mjete ajrore pa pilot për vëzhgim ajror, makina dhe një anije. Informacioni vjen nga korrespondentja e BNR në Jamboll, Daniella Kostova."BSP - E majta e bashkuar" dhe "Vëzrazhdane" kundërshtuan njoftimin e dërguar grupeve parlamentare nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për nënshkrimin e ardhshëm të Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes midis Bullgarisë dhe..
Ka shanse për të formuar një qeveri të rregullt. Përpara gazetarëve, kreu i GERB-it, Bojko Borisov, theksoi se deri tani negociatat po shkojnë mirë. “Sa më shumë të heshtim, aq më mirë”, vuri në dukje Borisov dhe shprehu optimizëm për bisedimet që po..
Një shesh patinazhi me një sipërfaqe prej 400 metrash katrorë hapet në sheshin “Trojkata” në qytetin bregdetar të Burgasit sonte. Ata që dëshirojnë mund të përdorin shërbimet e një instruktori i cili do t'i udhëzojë se si të bëjnë patinazh të sigurt në..