Komisioni Evropian do të ndihmojë Bullgarinë me mjete financiare për pajisje teknike për të ruajtur kufirin me Turqinë dhe për të siguruar pagat e mbi 1200 policëve kufitarë. Kështu deklaroi ministri i brendshëm Ivan Demerxhiev në PKK “Kapitan Andreevo” dhe shtoi se presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-turk është i paprecedentë.
Sipas fjalëve të tij Komisioni është i gatshëm të na financojë për sigurimin e pagave të akoma 1260 nëpunësve. Vendi ynë do të ndihmohet edhe me kamera, sensorë termikë, mjete ajrore pa pilot për vëzhgim ajror, makina dhe një anije. Informacioni vjen nga korrespondentja e BNR në Jamboll, Daniella Kostova.Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..