Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 9 marsin 2023

Moti mbetet i ngrohtë pranveror

Foto: arkiv

Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°, në Sofje rreth 3°. Deri në mesditë do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara. Nga perëndimi do të mbajë vranësira dhe në mbrëmje do të ketë reshje shiu në Bullgarinë. Veriore Temperaturat maksimale do të jenë nga 17 deri në 22°, në kryeqytet 17°.

Mbi Detin e Zi do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat maksimale do të jenë nga 14° në Kepin Kaliakra deri në 22° në jug. Uji i detit do të jetë 7-8°. Lëvizja e detit do të jetë 2-3 ballë.

Në zonat malore do të mbajë vranësira, por pothuajse pa reshje. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 11°, në 2000 m 3°

Të premten do të bie shi në Bullgarinë Veriore.

Evropë do të ketë reshje shiu, ndërsa në verilindje do të bjerë borë. Më e ngrohtë do të jetë në Beograd dhe Athinë - 19°, në Madrid dhe Romë - 18°. Në Paris dhe Stamboll do të jetë 15°, në Londër dhe Berlin do të jetë përkatësisht deri në 8 dhe 3°.

Minus 1 dhe 2° priten në Nju Jork dhe Montreal, përkatësisht 11 dhe 4° në Vankuver dhe Çikago. Në Los Angeles do të jetë deri në 15°, në Miami 25°, në Mexico City 28°, në Buenos Aires dhe në Rio de Zhaneiro do të jetë 31°. Në Dubai do të jetë 31°, në Jerusalem dhe Teheran deri në 16°.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për bullgarët BE-ja është demokraci, të drejtat e njeriut, ligjshmëri dhe standard jetese

Bullgarët vlerësojnë më së shumti demokracinë, të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe standardin e jetesës në BE, sipas të dhënave të Eurobarometrit të paraqitura nga Komisioni Evropian, transmeton BTA. Kur u pyetën se cilat janë pikat e..

botuar më 24-07-28 9.10.PD

Shkencëtarët bullgarë paralajmërojnë për ngrohjen e shpejtë të Detit të Zi

Deti i Zi është një nga detet me ngrohjen më të shpejtë në botë. Deri në fund të shekullit, shpejtësia e erës në rajon pritet të rritet, reshjet do të shtohen dhe presioni i ajrit do të rritet. Në rajonet e qyteteve Varna, Dobriç dhe Burgas tashmë po..

botuar më 24-07-28 8.40.PD

Parashikimi i motit për 27 korrikun 2024

Gjatë natës në pjesën më të madhe të vendit do të mbizotërojë mot i kthjellët. Ditën e shtunë do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës mbi Bullgarinë Lindore do të zhvillohen vranësira grumbulluese, por nuk ka të ngjarë të ketë reshje...

botuar më 24-07-26 7.05.MD