Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Diorama, festivale, verëra dhe lojëra aventureske - Veliko Tërnovo pasuron atraksionet e tij

Foto: velikoturnovo.info

Veliko Tërnovo, destinacioni më i kërkuar për turizmin kulturor në Bullgari, pret një rritje të turistëve në muajt e ardhshëm. Kryeqyteti ynë mesjetar me mbi 7,000 vjet histori magjeps mysafirët me shtëpitë e tij të vendosura si një amfiteatër mbi lumin Jantra, urat e vjetra, kishat mesjetare, muzetë e shumtë dhe sigurisht, kodrën historike Carevec të kurorëzuar nga tempulli patriarkal.

Në prag të pranverës, bashkia po përfundon një projekt lidhur me pasurimin e ekspozitave me figura dylli të prezantuara në Qendrën e Multimedias për vizitorët. Modele krejtësisht realiste të mbretërve bullgarë, bujarë, oborrtarëve, klerikëve etj., janë pjesë e dioramave të reja që rikrijojnë ngjarje që lidhen me historinë e kryeqytetit të vjetër bullgar.

Për atraksionin, i cili do të hapet në javët në vijim, mësojmë nga Borisllav Jordanov, menaxher i ndërmarrjes bashkiake "Carevgrad Tërnov" në një bisedë me Veneta Nikollovën nga Radio Bullgaria:

“Këtë sezon, Veliko Tërnovo mund të mirëpresë të gjithë mysafirët e tij me zgjerimin e ri të Qendrës sonë të Multimedias, e hapur në vitin 2012. Ekspozita e saj deri vonë ishte në 2 kate, por aktualisht është duke u zgjeruar dhe tani është në 4 kate. Këtu njerëzit do të mund të shohin skena të reja nga Mbretëria e Dytë Bullgare, si beteja e Kllokotnicës, mbrojtja e kryeqytetit të vjetër, do të ketë një rishfaqje të tregut mesjetar etj. Ekspozitat e reja do të prezantojnë 37 figura prej dylli që marrin jetë para syve tanë.

Një tjetër atraksion të cilit i është kushtuar vëmendje së fundmi është turizmi i verërave. Veliko Tërnovo ka disa kantina butikë të vogla dhe disa të mëdha. Duke ecur përgjatë pazarit emblematik Samovodska, turistët ndalojnë në të ashtuquajturën qendër vere ku ata mund të shijojnë dhe blejnë verërat e prodhuara në rajon, mësojmë nga Borisllav Jordanov.

Turizmi festiv është një argument serioz në të cilin mbështetemi për të tërhequr më shumë turistë në verë. Më 1 korrik, shfaqja "Rigoleto" e Operës Kombëtare në Bukuresht do të hapë edicionin e këtij viti të festivalit të operës "Skena e epokave" në kalanë e Carevec