Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 17 marsin 2023

Temperatura relativisht të ulëta në mes të marsit

Foto: BGNES

Gjatë natës do të mbajë vranësira me reshje shiu, vende-vende kryesisht në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore dhe në rajonin Predballkan, të përziera me borë. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 1°deri në 4°, në Sofje - rreth 0°.

Të premten paradite reshjet e shiut do të ndalojnë në shumicën e zonave dhe deri në fund të ditës vranësitë do të çahen dhe zvogëlohen. Do të vazhdojë të fryjë erë verilindore, në Bullgarinë Lindore - përkohësisht e fortë, por në mbrëmje do të dobësohet. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 7° dhe 12°, në Sofje rreth 7°.

Në male para mesditës do të mbajë mot kryesisht me vranësira, me reshje të shpërndara bore. Pas mesditës vranësitë do të zvogëlohen. Do të fryjë erë mesatare verilindore. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 1°, në 2000 m - rreth minus 5°.

Vranësirat do të jenë të theksuara në Detin e Zi gjatë pjesës më të madhe të ditës, me reshje të dobëta shiu paradite. Në mbrëmje do të ketë ulje më të ndjeshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare, për një kohë të shkurtër dhe e fortë nga veriu, e cila në mbrëmje do të dobësohet. Temperaturat maksimale do të jenë nja 8°-9°, po aq sa temperatura e ujit të detit.

Jashtë vendit

Në Evropën Perëndimore dhe në Gadishullin Iberik do të mbajë mot i vranët dhe me shi, në disa vende me reshje më të theksuara. Në Gadishullin Skandinav do të jetë me vranësira, erë dhe reshje të theksuara bore. Reshje bore do të ketë në disa rajone në pjesën veriperëndimore të Rusisë Evropiane. Në Evropën Qendrore do të mbizotërojë mot i vranët. Mbi Bjellorusi, Ukrainën Perëndimore, si dhe në Mesdheun Qendror do të mbajë mot kryesisht me diell.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Po hapim seksione në 60 vende për zgjedhjet "2 në 1"

Për zgjedhjet bullgare dhepër ato parlamentare evropiane, të cilat do të mbahen më 9 qershor, deri në këtë fazë është planifikuar hapja e seksioneve në 60 vende, njoftoi gazetarja e BNR, Mira Stefanova. KQZ ka shpallur vendvotimet në përfaqësitë..

botuar më 24-04-22 3.27.MD
Blloku i pestë e centralit atomik

Agjencia Rregullatore Bërthamore licencon karburantin bërthamor të “Westinghouse” për centralin atomik “Kozlloduj”

Agjencia Rregullatore Bërthamore ka lëshuar një leje për centralin atomik “Kozlloduj” për një kalim me faza në një lloj të ri të karburantit bërthamor RWFA të prodhuar nga “Westinghouse” për njësinë 5. Procesi i kalimit në llojin e ri të..

botuar më 24-04-22 2.51.MD
Artane Rizvanolli

Kosova do të vazhdojë të punojë për integrimin ekonomik në BE dhe në Ballkan

Rëndësia e motos "Ekonomia takohet me politikën" nuk ka qenë kurrë më e madhe se sot - kriza energjetike pas agresionit rus në Ukrainë, përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme na kujtojnë se lidhjet tregtare dhe ekonomike janë motori i..

botuar më 24-04-22 12.21.MD