Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie të drejtpërdrejtë për mjedisin në të cilin Bullgaria funksionon dhe zbaton politikën e saj të jashtme, tha në qytetin Sandanski, Bullgari Jugperëndimore, ministri në detyrë i jashtëm Nikollaj Millkov. Ai hapi seminarin e 16-të ndërkombëtar "Shkolla Dimërore e Diplomacisë" për diplomatë nga BE-ja, Evropa Juglindore dhe Deti i Zi.
“Bullgaria mbron të drejtat e bashkatdhetarëve tanë në këto vende dhe të njerëzve që kanë vetëdije bullgare dhe ndihen bullgarë. Kjo nuk bie ndesh me qëllimin tonë për integrim të shpejtë të Ballkanit Perëndimor. Përkundrazi, respektimi i të drejtave të njeriut dhe rregullave të asociimit, lufta kundër gjuhës së urrejtjes dhe krimeve të urrejtjes, janë kriter për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE”, theksoi Millkov.Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..