Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

53 për qind e bullgarëve janë fetarë, por 58 për qind besojnë në Zot

Foto: BGNES

53 për qind e bullgarëve deklarojnë se janë fetarë. Gati një e treta (29 për qind) nuk e perceptojnë veten si njerëz fetarë dhe 9 për qind janë ateistë. 10 për qind e tjerë nuk kanë përgjigje të pyetjes. Këtë e tregon një sondazh i qëndrimeve fetare bërë nga Asociacioni Botëror “Gallup International” (GIA) në 61 vende, duke mbuluar dy të tretat e popullsisë globale. Vitet e fundit, pjesa e atyre që identifikohen si fetarë ka mbetur e njëjtë, por ateizmi duket se po rritet. Për krahasim, në vitin 2014, prapë një e treta (52 për qind) e bullgarëve e përkufizuan veten si fetarë, 36 për qind thanë se nuk ishin besimtarë dhe 3 për qind ishin ateistë.

Sondazhi tregon se bullgarët që besojnë në ekzistencën e Zotit (58 për qind) janë më shumë se ata që e përkufizojnë veten si besimtarë në përgjithësi. Gati një e katërta besojnë se nuk ka Zot, dhe 15 për qind nuk ​​janë plotësisht të sigurt.

34 për qind e bullgarëve besojnë se ka jetë pas vdekjes, 39 për qind nuk ​​besojnë dhe 20 për qind nuk ​​janë të sigurt.



Më shumë nga rubrika

Ukrainasit do të protestojnë para Ambasadës ruse në Sofje

Shoqata e Organizatave Ukrainase në Bullgari “Mati Ukraina” organizon sot në mbrëmje një protestë para Ambasadës së Federatës Ruse në Sofje me titull “Bullgarët kundër gjenocidit rus - Kahovka - ky jemi ne!” “Hedhja në erë e Hidrocentralit..

botuar më 23-06-09 4.11.MD

Parashikimi i motit për 10 qershorin

Gjatë natës do të jetë kryesisht e kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme në rajonet jugperëndimore dhe vende-vende reshjet e shiut do të vazhdojnë. Të shtunën, më 10 qershor do të zhvillohen..

botuar më 23-06-09 4.05.MD

Bullgaria mund të kërkojë sektorin “Energjetikë” në PE

Sektori iMaria Gabriel, e cila hoqi dorë nga posti i Komisioneres Evropiane për Inovacionet, Kërkimet Shkencore, Kulturën dhe Arsimin për t’iu bashkuar qeverisë bullgare, tashmë është rishpërndarë midis komisionerëve të tjerë evropian. Prandaj,..

botuar më 23-06-09 3.37.MD