Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

SHBA e përkufizoi luftën e Bullgarisë kundër korrupsionit si “të pamjaftueshme”

Foto: Facebook/ U.S. Department of State

Raporti i ri vjetor i Departamentit të Shtetit të SHBA-së mbi respektimin e të drejtave të njeriut thekson se veprimet e qeverisë bullgare për të trajtuar korrupsionin dhe abuzimet e të drejtave të njeriut janë “të pamjaftueshme”. Në raportin e vitit 2022, që u paraqit të hënën, thuhet se në Bullgari u ndërmorën hapa për të hetuar zyrtarët e akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut dhe korrupsion, por kishte një problem mosndëshkimi. Ndër problemet e rëndësishme të vendit vihet re trajtimi “brutal” i grupeve të tilla si të burgosurit, emigrantët dhe fëmijët në institucione. Përmenden gjithashtu arrestime arbitrare, “probleme serioze” me pavarësinë e gjyqësorit, një nivel “serioz” korrupsioni dhe krime kundër pakicave, përfshirë etnike dhe seksuale. Si shembull i një arrestimi të paligjshëm, përmendet ndalimi i ish-kryeministrit Bojko Borisov, njofton korrespondenti i BNR, Mlladen Petkov.

Një nivel i lartë i ndikimit politik dhe ekonomik në media gjendet në kombinim me nivelet e larta të përqendrimit të pronësisë. Në publikimin e raporteve të të gjitha vendeve, Sekretari i Shtetit Antëni Blinken tha se raportet janë të bazuara në fakte dhe zbatohen të njëjtat standarde shkrimi.



Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 9 qershorin 2023

Ditën e premte do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore do të mbajë vranësira, por vetëm vende-vende do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 16°, në Sofje - 11°. Temperaturat maksimale..

botuar më 23-06-08 6.55.MD

Në dhjetor nisin fluturimet ndërmjet Sofjes dhe Tiranës

Aviokompania Wizz Air starton një linjë të re direkte nga Sofja deri në Tiranën e Shqipërisë. Këtë e njoftoi TravelNews, duke cituar transportuesin. Fluturimet do të nisin nga 18 dhjetori 2023 dhe do të jenë tre herë në javë - të hënën, të mërkurën dhe..

botuar më 23-06-08 5.49.MD

Ligji për të huajt u miratua në lexim të parë

Kuvendi Popullor miratoi në lexim të parë ndryshimet në Ligjin për të Huajt. Me ato aplikohen masa për zbatimin e rregulloreve evropiane për përdorimin e Sistemit të Informacionit Shengen me qëllim kthimin e shtetasve nga vendet e treta që qëndrojnë..

botuar më 23-06-08 3.21.MD