Shpresoj se Bullgaria do të hyjë në Eurozonë më 1 janar 2025, tha zëvendëskryeministri në detyrë për menaxhimin e fondeve evropiane Atanas Pekanov para një debati ekspertësh në Sofje me temën "A është Bullgaria gati për Eurozonën?". Është vetëm çështje kohe kur Bullgaria të përmbushë kriteret e deficitit teknik dhe inflacionit, tha Pekanov.
Ai shpjegoi se Bullgaria është anëtare e BE-së prej 15 vitesh, dhe qytetarët dhe bizneset bullgare shpesh bëjnë transaksione në leva dhe euro. Dërgohen mbi 1.5 miliardë euro në Bullgari, por gjatë konvertimit humbet një pjesë e shumës, theksoi zëvendëskryeministri. 45 për qind e eksporteve bullgare dhe 35 për qind e importeve janë të lidhura me vendet e eurozonës. "Ekonomia bullgare lëviz me atë të eurozonës, e cila do të thotë që ne jemi gati sa më shpejt të hyjmë në Eurozonë”, ka përfunduar Pekanov.Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..