Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Mot me diell, por me shi

Foto: arkiv

Të shtunën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga 2 deri në 7°. Në Sofje do të jetë 3°. Para mesditës do të mbajë mot me diell, pas mesditës me vranësira dhe reshje nga perëndimi. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 19 deri në 24°, në kryeqytet deri në 20°.

Me diell do të jetë edhe Detin e Zi. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 9-12°. Uji i detit do të jetë 9°.

Mbi male, pavarësisht se para dite do të jetë me diell, pas mesditës do të bjerë shi. Në zonat më të larta të maleve Rilla dhe Pirin do të bjerë borë. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 14°, në 2000 m rreth 7°.

Të dielën, me përjashtim të Bullgarisë Lindore, reshjet e shiut do të pushojnë.

Jashtë vendit

Në Evropë, do të bjerë shi në pjesën më të madhe të kontinentit me përjashtim të Ballkanit Lindor, Apenineve, Gadishullit Iberik, pjesëve perëndimore dhe qendrore të Francës. Në Londër pritet 13°, në Moskë, në Berlin dhe në Paris – 14. Në Madrid dhe në Romë do të jetë 21° dhe 18°, në Beograd – 19°. Në Bukuresht dhe Athinë do të jetë 23 dhe 11°, në Stamboll - 15°.

Në Nju Jork dhe Montreal do të jetë 10 dhe 1°, në Vankuver dhe në Çikago do të jetë përkatësisht 5 dhe 3°. Në Los Anxhelos pritet 4°, ndërsa 23 dhe 26° në Miami dhe Meksiko Sity, 22 dhe 23° në Buenos Aires dhe Rio de Zhaneiro. Do të jetë 26° në Dubai, 22 dhe 16° përkatësisht në Jerusalem dhe Teheran.


Më shumë nga rubrika

Kuvendi Popullor vendosi t’i dërgojmë Ukrainës raketa dhe municione me defekt

Vendi ynë do të dërgojë në Ukrainë raketa kundërajrore me defekt dhe municione për armë të vogla automatike, vendosi Kuvendi Popullor në një seancë të mbyllur. Sigurimi i ndihmës shtesë ushtarake për vendin e sulmuar është me iniciativën e GERB-SDS,..

botuar më 23-09-27 5.23.MD

Një pankartë që gjurmon rrugën evropiane të Bullgarisë rrethon Monumentin e Ushtrisë Sovjetike

Monumenti i Ushtrisë Sovjetike në kryeqytet u gdhi i veshur me një pankartë të madhe që gjurmon rrugën evropiane të Bullgarisë. Pankarta në skela, me të cilën u rrethua së fundi monumenti 37 metra, rikrijon një pemë - rrënjët e së cilës kujtojnë..

botuar më 23-09-27 4.46.MD
Adm. Emill Eftimov

Bullgaria nuk do t’i japë Ukrainës sistemet e saj C-300

Ne nuk kemi ndërmend t’i japim Ukrainës të gjithë kompleksin raketor C-300, tha shefi i mbrojtjes, Adm. Emill Eftimov. Raketat C-300 me defekt që ne po diskutojmë për t’i dërguar në Ukrainë janë midis 3 dhe 5% të sasisë totale të..

botuar më 23-09-27 3.14.MD