Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

57.7% e votuesve nuk presin që parlamenti i ri të emërojë një qeveri

6 formacione do të hynin në parlamentin e ri, sipas një sondazhi përfaqësues kombëtar të agjencisë “Sova Harris”. GERB-SDS ka 25.9% mbështetje në mesin e të anketuarve. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” ka 24,6%, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) - 12,8%, e ndjekur nga “Vëzrazhdane” me 12,6%. Partia Socialiste Bullgare (BSP) fiton mbështetje prej 7.8%. “E majta” e kapërcen barrierën zgjedhore me 4.1%.

42.4% thanë se me siguri do të votonin në zgjedhjet parlamentare të 2 prillit, ose 2.7 milionë njerëz.

Sondazhi i “Sova Harris” u krye në periudhën 18-24 mars midis 1000 njerëzve duke përdorur metodën ballë për ballë, me një diferencë gabimi prej 3.1%, porositur nga Peak Broadcasting.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

GERB-SDS paraqiti kërkesat e veta për interpretim të dispozitave të Kushtetutës

Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..

botuar më 24-11-28 11.23.PD

Gjykata e Lartë Administrative prapë nuk zgjodhi kryetarin e vet

Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..

botuar më 24-11-28 10.22.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD