Ministria e Financave miratoi një koncept të projektligjit të buxhetit të shtetit për vitin 2023, sipas të cilit një deficit prej 3 për qind do të arrihet nëpërmjet rritjes së disa prej normave tatimore, eliminimit të TVSH-së preferenciale nga mesi i vitit dhe rritje të tarifave TOL.Pritet edhe rritje e akcizës për cigaret elektronike si dhe forcimi i kontrollit financiar dhe paradhënies së TVSH-së për disa mallra. Planifikohet gjithashtu një masë “ekzotike”, sipas disa analistëve, pikërisht - vendosja e një kontributi solidariteti një herë për gjysmën e dytë të vitit 2023, i ashtuquajturi “tatimi mbi fitimin”. E gjithë kjo do të ndodhë me kusht që Kuvendi Popullor, të cilin bullgarët do ta zgjedhin më 2 prill, do të votojë projektbuxhetin e qeverisë së përkohshme. Përndryshe, nëse deputetët e ardhshëm rrisin deficitin, vendi do të hyjë në një procedurë deficiti të tepruar, anëtarësimi në Eurozonë do të vihet në pikëpyetje dhe është e mundur për t’iu drejtuar kredive nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Diskutimi i gjendjes financiare të shtetit dhe skenarëve të mundshëm për zhvillimin e financave publike nxiti frikën e “falimentimit të shtetit” dhe nevojën e ndryshimit të kursit të këmbimit euro/lev, të cilat u hodhën poshtë menjëherë si të paqëndrueshme dhe të nxjerra jashtë kontekstit si nga kryeministri në detyrë Gëllëb Donev dhe ministrja e financave Rosica Vellkova, ashtu edhe nga ana e Bankës Kombëtare Bullgare.
“Dua të siguroj qytetarët bullgarë se nuk ka rrezik falimentimi”, tha zonja Vellkova në një intervistë për BNT. - Nuk ka rrezik as për bordin monetar.”
“Ulja e deficitit është e mundur nëse hiqen lehtësimet tatimore për bizneset”- është i bindur ekonomisti Krasen Stançev. Sipas tij, nëse ato zhduken, deficiti do të ishte rreth gjysmë miliardë leva më i ulët se sa është aktualisht.
Si një mënyrë për të mbushur vrimat në buxhet, kabineti hodhi edhe idenë e tatimit mbi fitimin. Megjithatë, ajo nuk gjen mbështetje, si nga biznesi, ashtu edhe nga analistët. Krasen Stançev e përkufizoi si të vështirë për t’u zbatuar. “Tatimi mbi fitimin është një masë mjaft tronditëse”, mendon edhe Lidija Shuleva, ish-ministre e ekonomisë dhe e politikës sociale. Sipas saj, do të ishte më mirë të pezullohen kompensimet për bizneset e vendosura për shkak të pandemisë dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike, sepse: “kompensimet që u shpërndanë u shkuan kompanive që gjeneruan fitime të tepërta dhe të paktën duhet të ndalen”. Nëse nuk shpërndahen, këto janë para më të sigurta sesa mbledhja e tatimit hipotetik mbi fitimin nga të gjitha kompanitë, theksoi Shuleva në një intervistë për BNR.
Ky lloj takse është një ide shumë ekzotike, tha ekonomisti Stojan Pançev në një intervistë për Radio Bullgarinë dhe shpjegoi:
“Kriteri i propozuar nga zonja Vellkova është ai që shfrytëzohet për kompanitë në sektorin e energjisë. Formula është fitimi mesatar i 3 viteve të fundit + 20 për qind” - shpjegoi Pançev. - Nëse arritjet e ndonjë kompanie e kalon këtë rezultat, ajo është në fitim të tepërt dhe mbi diferencën vendoset një taksë prej 33 për qind.”
Heqja e tarifës së TVSH-së për biznesin e hotelerisë dhe restoranteve, si dhe uljet e faturave të energjisë elektrike, shqetëson përfaqësuesit e degës. Sipas tyre, një lëvizje e tillë do të sillte 200-250 milionë leva në buxhet, por nuk do të mjaftonte për të mbushur deficitet në buxhetin e shtetit.
Si do të ndikojë kjo në çmimet për përdoruesin përfundimtar?
“Kthimi i TVSH-së në nivelin 20 për qind me shumë gjasa do të çojë në rritje të çmimeve – është kategorik Stojan Pançev. - Sigurisht që kjo nuk do të mjaftojë për të mbushur vrimën në buxhet, por ideja e ministrisë është të mbledhë fondet e nevojshme nga burime të ndryshme.”
Pançev mbetet skeptik për gatishmërinë e Bullgarisë për anëtarësim në Eurozonë në vitin 2025.
“E dimë që një nga kriteret për t’u bashkuar është një deficit nën 3 për qind. Nëse nuk e përmbushim së bashku me një sërë kërkesash të tjera, do të bëhet edhe më e vështirë. Inflacioni është problemi tjetër. Me kolegët e mi nga EKIP kemi bërë përllogaritje parashikimi që tregojnë se deri në fund të këtij viti me shumë mundësi nuk do ta përmbushim këtë kriter dhe inflacioni në vendin tonë do të vazhdojë të jetë dukshëm më i lartë se ai i tri vendeve me inflacionin më të ulët në Eurozonë, kundrejt të cilëve llogaritet nëse po e përmbushim këtë kriter.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, arkiv
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..