Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kontrollojnë makinat e votimit për të shmangur manipulimet

Foto: Ani Petrova

Në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbrëmjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQY) ngarkoi ekspertët të kontrollojnë 446 makineritë që do të përdoren për të votuar të dielën për parlament. Synimi është të garantohet se nuk do të ketë manipulime gjatë instalimit të softuerit dhe kodeve Hash nga kompania “Siella Norma”. KQZ-ja propozoi gjithashtu një procedurë për zëvendësimin e aparateve problematike të video-mbikëqyrjes së numërimit të votave, që do të zbatohet në ditën e reflektimit - 1 prill. Nuk do të ketë video kontroll në qendrat e votimit jashtë vendit, si dhe në vendet e paraburgimit, institucionet sociale, spitalet dhe anijet. Për zgjedhjet e parakohshme në vend do të hapen 11 818 qendra votimi

Një numër më i madh zyrtarësh do të pranojnë protokollet nga vendvotimet jashtë vendit


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mësuesit janë gati për grevë, kërkojnë rritje të pagave

Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..

botuar më 24-11-21 3.18.MD

Bullgaria do t’i japë 100 mijë euro Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të mbështetur popullsinë civile në Gazë

Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...

botuar më 24-11-21 10.57.PD

Ministrat e Jashtëm bullgar dhe shqiptar janë për përshpejtimin e ndërtimit të korridorit nr.8

Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..

botuar më 24-11-21 10.21.PD