Krishti u ringjall! Me këto fjalë emocionuese, të krishterët ortodoksë përshëndetën njëri-tjetrin në mesnatë me rastin e Ngjalljes së Krishtit. Laikët në të gjithë vendin e pritën Pashkën në kisha, ndërsa në kryeqytet, shumë morën pjesë në shërbimin festiv të Pashkëve në katedralen “Shën Aleksandër Nevski”, me në krye Patriarkun bullgar Neofit.
Në mesnatë, Shenjtëria e tij përshëndeti tre herë besimtarët në sheshin para kishës me fjalën "Krishti u ngjall". Thirrjet e tyre të gëzueshme "Me të vërtetë u ringjall" u shoqëruan me tingujt solemn të kambanave të kishës. Më pas kryesekretari i Sinodit të Shenjtë, peshkopi Gerasim, lexoi mesazhin patriarkal dhe sinodal të Pashkëve drejtuar popullit bullgar, në të cilin spikasin fjalët se Ngjallja e Krishtit është themeli i besimit tonë shpëtimtar.
“Të gjithë ne në ditën e ringjalljes së Krishtit, duke lavdëruar fitoren mbi vdekjen dhe festën e jetës, t’i bëjmë lutje edhe më të zjarrta Gjithëdhënësit për të gjithë ata që humbën jetën në luftë ose në ndonjë fatkeqësi tjetër, si për të gjithë ata që vuajnë, që janë të shtypur dhe të ndrydhur, dhe të shoqërojmë lutjet tona me vepra mëshire e bamirësie, me vepra të asaj dashurie të përsosur që të çon në lavdinë e Kryqit dhe në dritën e Ringjalljes”, thuhet në mesazh.
Në shërbimin në "Shën Aleksandër Nevski” në mesin e besimtarëve ishin presidenti Rumen Radev dhe kryeministri në detyrë Gëllëb Donev. Ishte kreu i shtetit që ndezi i pari qiriun e Pashkëve nga Zjarri i Bekuar i sjellë në tempull, i ndjekur nga qindra besimtarë.
Sot nga ora 11:00 në tempullin kryeqytetas “Shën e Diela” do të mbahet shërbesë për Ngjalljen e Dytë.
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e larta - nga bora dhe do të formohet mbulesë bore. Temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin..
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në Bullgari. Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Hungarisë në..
Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt Ngushticës së Kerçit dhe ekziston një rrezik serioz i ndotjes së Detit të Azov. Kështu ka thënë..