Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të krishterët ortodoksë festojnë Ngjalljen e Krishtit

Foto: BGNES

Krishti u ringjall! Me këto fjalë emocionuese, të krishterët ortodoksë përshëndetën njëri-tjetrin në mesnatë me rastin e Ngjalljes së Krishtit. Laikët në të gjithë vendin e pritën Pashkën në kisha, ndërsa në kryeqytet, shumë morën pjesë në shërbimin festiv të Pashkëve në katedralen “Shën Aleksandër Nevski”, me në krye Patriarkun bullgar Neofit.

Foto: BGNES

Në mesnatë, Shenjtëria e tij përshëndeti tre herë besimtarët në sheshin para kishës me fjalën "Krishti u ngjall". Thirrjet e tyre të gëzueshme "Me të vërtetë u ringjall" u shoqëruan me tingujt solemn të kambanave të kishës. Më pas kryesekretari i Sinodit të Shenjtë, peshkopi Gerasim, lexoi mesazhin patriarkal dhe sinodal të Pashkëve drejtuar popullit bullgar, në të cilin spikasin fjalët se Ngjallja e Krishtit është themeli i besimit tonë shpëtimtar.

Të gjithë ne në ditën e ringjalljes së Krishtit, duke lavdëruar fitoren mbi vdekjen dhe festën e jetës, t’i bëjmë lutje edhe më të zjarrta Gjithëdhënësit për të gjithë ata që humbën jetën në luftë ose në ndonjë fatkeqësi tjetër, si për të gjithë ata që vuajnë, që janë të shtypur dhe të ndrydhur, dhe të shoqërojmë lutjet tona me vepra mëshire e bamirësie, me vepra të asaj dashurie të përsosur që të çon në lavdinë e Kryqit dhe në dritën e Ringjalljes”, thuhet në mesazh.

Në shërbimin në "Shën Aleksandër Nevski” në mesin e besimtarëve ishin presidenti Rumen Radev dhe kryeministri në detyrë Gëllëb Donev. Ishte kreu i shtetit që ndezi i pari qiriun e Pashkëve nga Zjarri i Bekuar i sjellë në tempull, i ndjekur nga qindra besimtarë.

Foto: BTA

Sot nga ora 11:00 në tempullin kryeqytetas “Shën e Diela” do të mbahet shërbesë për Ngjalljen e Dytë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 17 korrikun 2024

Ditën e mërkurë do të mbajë mot me diell, pas mesditës me vranësira të lehta grumbulluese. Do të mbetet e nxehtë me temperatura maksimale ndërmjet 38° dhe 43°, në Sofje rreth 38°. Në male do të jetë me diell. Pas mesditës do të zhvillohen..

botuar më 24-07-16 7.35.MD

Republika Çeke dërgon 2 helikopterë në ndihmë të Bullgarisë për shkak të zjarreve

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev formoi një shtab operativ për shkak të zjarreve në vend. Sot ai ka vizituar rajonin e Stara Zagorës, i cili është një nga më të prekurit, njofton shërbimi për shtyp i qeverisë. 5 ekipe të zjarrfikësve të..

botuar më 24-07-16 6.14.MD
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Financave Ljudmilla Petkova me delegacionin bullgar në takimin ECOFIN në Bruksel

Përgatitjet për futjen e euros në Bullgari po ecin me ritme të mira

Përgatitja teknike për futjen e euros në vendin tonë vazhdon me ritme të mira. Këtë e deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministrja e financave Ljudmilla Petkova në takimin e ministrave të financave dhe ekonomisë të vendeve të BE-së - ECOFIN në..

botuar më 24-07-16 4.33.MD