Ministri i Jashtëm Nikollaj Millkov u takua në ministri me ambasadorin e sapoemëruar të SHBA-së në Bullgari Kenet Merten.
Ata diskutuan për thellimin e partneritetit strategjik dypalësh. U theksua bashkëpunimi kyç i sigurisë dhe mbrojtjes. Tema kryesore ishte ruajtja e aftësive të forcave ajrore bullgare dhe përpjekjet e përgjithshme për modernizimin e ushtrisë bullgare. Hapat e ndërmarrë nga Sofja për të arritur diversifikimin e energjisë - ndërtimi i lidhjeve të gazit ndërsistem, aksesi në gazin natyror të lëngshëm dhe sigurimi i furnizimeve me karburant bërthamor dhe naftë - u vlerësuan shumë lart. U diskutua edhe për bashkëpunimin në fushën e të drejtave të njeriut dhe luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore. U diskutua edhe për përfshirjen e Bullgarisë në programin amerikan Visa Waiver Program për udhëtim pa viza.
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin e tyre Friedrich Merz në rrjetin social X për "fitoren mbresëlënëse zgjedhore". Kryeministri..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..