Këngët finaliste në konkursin e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) për muzikën e re bullgare pop dhe rock "Pranvera" 2023 janë tashmë të qarta. Nga 76 këngë të paraqitura, 11 janë skualifikuar për shkak të shkeljes së rregullores, njëra është tërhequr nga autori. Nga 64 këngët e dëgjuara, komisioni përzgjodhi 24. Pas votimit me sistem pikësh, për finalen u zgjodhën 12 performanca. Tre do të konkurrojnë edhe për çmimin për debut.
Në një ceremoni në "Sofia Live Club" më 31 maj në orën 20:00, një juri prej artistësh të shquar bullgarë do të përcaktojë fituesin e Çmimit të Madh. Dëgjuesit e BNR mund të bëhen pjesë e eventit duke votuar për Çmimin e Audiencës. Kjo është e mundur nga data 19 prill deri më 19 maj në faqen bnr.bg/prolet, ku mund të dëgjohen edhe këngët.Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris..