Teodor Ushev fitoi çmimin e madh Golden Palm Award, në Festivalin e Filmit në Beverly Hills me filmin e tij “F1.618”. Regjisori bullgar shpalli njohjen prestigjoze në Facebook. Filmi u dërgua edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Moskë, gjë që shkaktoi komente të zemëruara në internet.
Një ditë para se të merrte çmimin e madh në Beverly Hills, Ushev u shfaq në SHBA me një deklaratë video nga një konferencë për shtyp në Moskë dhe shkaktoi një heshtje të rëndë me fjalët e tij: "Çdo raketë juaj djeg një libër rus. Çdo fëmijë ukrainas i vrarë është një shkrimtar rus i vrarë. Lufta e shkatërron kulturën ruse. Pse është e nevojshme e gjithë kjo?"
Në Galerinë e Arteve "Kvadrat 500" (pjesë e Galerisë Kombëtare) në Sofje, një ekspozitë prezanton koleksionin e Galerisë Kombëtare, që përmban njëzet e një fletë grafike të piktorit Pikaso (1881–1973). Veprat janë të lidhura tematikisht me..
Një histori si një film - ne shpesh themi me vete kur na tregohet një histori e jashtëzakonshme ose dëgjojmë një të tillë nga tavolina fqinje në një kafene. Por është pikërisht kinemaja ajo që duket se e ndihmon njeriun e sotëm të varur në mënyrë..
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve) dhe qëllimin e tyre, dhe flitet pak për to, madje në shumë raste ato që thuhen janë të gabuara. Por..