Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, u zgjodh anëtar i EBU

Milen Mitev
Foto: Kostadin Krëstev

Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare (BNR), Milen Mitev, u zgjodh anëtar i Komitetit të Radios të Bashkimit Evropian të Radio-Televizioneve (EBU) për një mandat dyvjeçar (2023 – 2025). Kjo ndodhi gjatë seancës së rregullt të Asamblesë së Radios të EBU në Athinë, më 27 dhe 28 prill.

EBU është shoqata më e madhe profesionale e transmetuesve publikë në botë, me 68 media publike nga Evropa dhe 30 anëtarë të asociuar nga Azia, Afrika dhe Amerika. Që nga 1 janari 1993, BNR dhe Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) janë anëtarë të plotë të sindikatës.

Kryetare e Komitetit të Radios u zgjodh Sybil Weil, Drejtore e Përgjithshme e Radio France. Përveç BNR-së, në mesin e anëtarëve të zgjedhur janë përfaqësues të mediave publike të Britanisë së Madhe, Zvicrës, Sllovenisë, Greqisë, Rumanisë, Lituanisë, Italisë, Kroacisë, Gjermanisë, Ukrainës, Republikës Çeke dhe Suedisë.

Komiteti i Radios i Bashkimit Evropian të Radio-Televizioneve (EBU), foto: EBU

Për herë të parë një drejtor i përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare u zgjodh anëtar i Komitetit të Radios të Bashkimit Evropian të Radio-Televizioneve. Zgjedhja e Milen Mitev, në një konkurrencë serioze kandidatësh, është një njohje e rolit aktiv të BNR-së në punën e EBU-së dhe e pozitës së një partneri të përkushtuar dhe të besuar të mediave publike evropiane. Rajna Konstantinova dhe Allbena Millanova ishin nënkryetare të Komitetit të EBU.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e kinologjisë në Burgas

Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga Unioni Republikan Bullgar i Kinologjisë, së bashku me Bashkinë. Forumi ndërkombëtar përfshin..

botuar më 24-07-06 9.10.PD

"Trabant Fest" në Tetevenin Ballkanik

Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..

botuar më 24-07-06 8.05.PD

Zotërimi i gjuhës së shenjave mund të jetë interesant, i këndshëm dhe shumë i dobishëm

Në Bullgari, sipas të dhënave jozyrtare janë 120 mijë persona me probleme në të dëgjuarin. Shumë prej tyre nuk duan të mësojnë gjuhën e shenjave, edhe pse kjo është e dobishme për ta. Në shkolla nuk ka përkthim për fëmijët me probleme në të..

botuar më 24-07-05 2.10.MD