Nën titullin “Qeveria bullgare është nën hetim për zbatimin e sanksioneve kundër Rusisë” më 1 maj, versioni në gjuhën angleze i “Euractiv” citoi një deklaratë të prokurorit të përgjithshëm bullgar, Ivan Geshev, të bërë gjatë vizitës së tij në Ukrainë. Më 28 prill në Kiev, Geshev tha: “Qeveria bullgare po hetohet për mënyrën se si zbaton sanksionet e BE-së kundër Rusisë.
“Edhe Hungaria, e cila shpesh mbron pozicionet në favor të Rusisë, ka ngrirë asetet ruse me vlerë më shumë se 900 milionë euro. Në Bullgari, gati 300 000 rusë zotërojnë më shumë se 500 000 prona, sipas të dhënave të fundit të qeverisë nga viti 2019. Në Bullgari, Agjencia Kombëtare e të Ardhurave përgjigjet për vendosjen e sanksioneve, por nuk ka nxjerrë asnjë akt të vetëm për vendosjen e sanksioneve në 8 vitet e fundit”, shkruan “Euractiv”.
Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..
Duke filluar nga sot, 16 nëntor, të gjithë qytetarët e Stara Zagorës (Bullgaria Jugore) - nga më të vegjlit e deri tek më të moshuarit - do të mund t'i dërgojnë një letër Plakut të Vitit të Ri. Në hollin e Teatrit Shtetëror të Kukullave në qytet është..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 2° dhe 3°, në Sofje – rreth minus 2°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Dukshmëria do të zvogëlohet përkohësisht para mesditës, vende-vende në lugina dhe ultësira. Temperaturat maksimale do të..
Mungesa e autostradës Bukuresht-Sofje u kritikua ashpër nga ambasadori turk në Rumani, Özgür Kıvanç Altan. Gjatë një aktiviteti të organizuar nga ushtria..
Fakulteti i Fizikës i Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit" sot hap laboratorët e tij për një "ditë vjeshte" të veçantë, në të cilën fëmijët dhe të..
Përfaqësuesit e popullit bënë një përpjekje të tretë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e tyre. Forcat politike parashtruan edhe një herë pesë..