Koncertet e tij ishin në TOP 3 të shfaqjeve muzikore më të shitura në Bullgari gjatë vitit të kaluar, ndërsa albumi i tij “Më puth” me lehtësi zuri vendin e parë për vitin 2022 për nga shitjet në tregun muzikor në vendin tonë. Pas suksesit të duetit të tij me këngëtaren DARA me këngën “Nuk ka asnjë mënyrë”, djali i preferuar i estradës vendase Ljubo Kirov tani prezanton një tjetër këngë të titulluar “Nëse jemi dy”.
Krijues i muzikës dhe i tekstit të këngës më të re është vet ai, ndërsa për aranzhimin bashkëpunoi me Angell Djullgerov.
“Kjo është një këngë - mirënjohje, një këngë - lehtësi dhe gëzim, muzikë që feston miqësinë dhe mbështetjen e ndërsjellë” - kështu e përcakton Ljubo projektin e tij të ri. “Nëse jemi dy” doli edhe me një video që fikson momente emocionale nga takimet e shumta të këngëtarit me publikun, muajt e fundit.
“Pamjet e jetës reale, së bashku me muzikën, më bëjnë të kujtoj sërish momentet e rëndësishme dhe se njeriu ka më shumë sukses nëse ka dikë pranë. Ka kaq shumë njerëz që qëndrojnë pranë meje, që besojnë në mua, fytyrat e ndezura të të cilëve i shoh edhe në koncerte. Faleminderit secilit prej tyre!”, thotë Ljubo, i cili edhe një herë nis një turne kombëtare në të gjitha qytetet kryesore të Bullgarisë. Fillimisht do të mund ta dëgjojmë më 2 gusht në skenën e Teatrit Antik në Plovdiv, ndërsa në nëntor turneu do të përfundojë me dy koncerte në Sofje, në Pallatin Popullor të Kulturës.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..