Ministria e Drejtësisë javën e ardhshme do të vendosë se çfarë hapash do të ndërmarrë kundër prokurorit të përgjithshëm Ivan Geshev, tha ministri i drejtësisë Krum Zarkov. Me dorëheqjen e kërkuar nga Geshev, kandidatja e GERB-it për kryeministre Maria Gabriel iu bashkua njerëzve që protestuan me këtë kërkesë në vitin 2020, shtoi Zarkov.
Temat me të cilat nis Maria Gabriel janë të mira dhe unifikuese, komentoi në Kuvendin Popullor kryetari i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) Mustafa Karadajë. Sipas tij, ideja për shkarkimin e kryeprokurorit nuk është pengesë në bisedimet me GERB-SDS.
“Kemi kohë që flasim për dorëheqjen e kryeprokurorit Ivan Geshev”, tha lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov dhe e cilësoi deklaratën e Gabriel si “grep për të zënë” formacionin “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike”(PP-DB).
“Kërkesa për shkarkimin e prokurorit të përgjithshëm Ivan Geshev është e fortë dhe serioze”, komentoi bashkëkryetari i DB-së Hristo Ivanov. “Shpresoj se do të ketë takim dhe bisedime me GERB-in”, tha Ivanov, pasi PP-DB nuk shkoi në takimin e planifikuar me Gabrielin.
Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga kujtimet e tij më të bukura janë nga Bullgaria, por akuzoi Sofjen për ngecje të integrimit evropian të..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..