Prokuroria e qytetit të Sofjes njoftoi se nisi një hetim pas informimit të zëvendës prokurorit të përgjithshëm dhe drejtor të Shërbimit Hetimor Kombëtar Borisllav Sarafov kundër prokurorit të përgjithshëm të Bullgarisë Ivan Geshev për krime të natyrës së përgjithshme. Sinjali u shpërnda mbi parimin e përzgjedhjes rastësore të prokurorit nga Prokuroria e qytetit të Sofjes, njoftojnë nga institucioni. Sipas sinjalit, Geshev ushtroi ndikim mbi prokurorin mbikëqyrës në rastin “Barcellonagejt”, në të cilin është e përfshirë emri i ish-kryeministrit Bojko Borisov, ai shfrytëzoi një bazë pushimi të prokurorisë si vendbanim personal, si dhe bëri një regjistrim të paligjshëmtë bisedës së tij me një anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ka edhe akuza për regjistrim të paligjshëm të një anëtari të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga Ivan Geshev.
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022. Zyra e prokurorit ngriti padinë kundër Petkovit në Gjykatën e Qytetit të Sofjes dy muaj pasi ai hoqi..
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..