Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti maqedonas pranoi se ka një listë për moslejimin e bullgarëve

Stevo Pendarovski
Foto: EPA/BGNES

Para mbledhjes së Këshillit të Evropës në Rejkjavik, nënpresidentja Ilijana Jotova ngriti çështjen e shkeljes sistematike të të drejtave njerëzore të bullgarëve maqedonas nga Shkupi. Ajo e njohu forumin edhe me rastin me ndalimin e një eurodeputeti bullgar në kufirin maqedono-bullgar. “Në Maqedoninë e Veriut ka lista të zeza të bullgarëve që nuk lejohen të hyjnë në territorin e vendit. Në to ka edhe një eurodeputet bullgar pa asnjë argument. Ky është një provokim i rëndë ndaj vlerave të përbashkëta evropiane dhe ndaj gjithçkaje që ndërton komuniteti ynë - unitet, solidaritet, respekt reciprok. Tendenca më e rrezikshme është gjuha e përhapur e urrejtjes ndaj një vendi fqinj, anëtar i Këshillit të Evropës dhe BE-së, theksoi Jotova, cituar nga BTA.

Diskursi i përdorur nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut është shumë i ngjashëm me diskursin e përdorur nga Rusia ndaj Ukrainës, tha kryeministri maqedonas Dimitër Kovaçevski në Rejkjavik.

Në të njëjtën kohë, në një forum në Beograd kushtuar sigurisë, presidenti maqedonas Stevo Pendarovski pranoi se shtetasve bullgarë nuk u lejohet të hyjnë në Maqedoninë e Veriut.“Ne jemi duke vlerësuar se cili person, me çfarë rasti, nuk duhet të pranohet, duke përfshirë edhe disa eurodeputetë. Persona të tillë që shfaqin pikëpamje irredentiste ndaj vendit tonë nuk do të pranohen”, tha Pendarovski.


Më shumë nga rubrika

Prezantimi i fjalorit në Prishtinë, 20 nëntor 2023

Ngjarjet me adresë ballkanike

U krijua një fjalor serbisht-shqip për fjalët që nuk kanë nevojë për përkthim “Demokraci”, “traditë”, “propagandë”, “bateri”, “epidemi”, “komshinj” – këto janë disa nga fjalët që nuk kanë nevojë për përkthim nga shqipja në serbisht dhe anasjelltas,..

botuar më 23-11-24 4.05.MD

Rezultatet e votimit vendor nuk e kanë ndryshuar peizazhin politik

Vota lokale nuk ka ndryshuar qëndrimet politike në vend. Mbështetja për qeverinë bie në 20%. Mosbesimi ndaj procesit zgjedhor është i lartë. 47% mendojnë se vota lokale ishte e padrejtë, 19% janë të mendimit të kundërt, sipas një sondazhi..

botuar më 23-11-23 10.56.PD
Foto: BGNES

Ngjarjet me adresë ballkanike

Ministri i Jashtëm grek shkon në Gaza, këmbëngul për korridor humanitar Ministri i Jashtëm grek, Georgios Gerapetritis, bëri një vizitë të jashtëzakonshme në Gaza për të siguruar një korridor humanitar. Ai foli me lidershipin palestinez në..

botuar më 23-11-17 4.30.MD