Pak para takimit të presidentit Rumen Radev me kandidaten për kryeministre të GERB-SDS Maria Gabriel, prokuroria e shtetit njoftoi se po fillon hetime kundër saj dhe liderit të GERB-it Bojko Borisov. Sinjalet e paraqitura nga një shoqatë civile kanë të bëjnë me korrupsion dhe shpërdorim detyre. Në njoftimin e prokurorisë thuhet gjithashtu se kontrolle personale do të kryhen nga prokurorët pranë Prokurorisë së Lartë të Kasacionit. Sipas ligjit, në varësi të specifikave të rasteve, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e deklaratave të bëra, përfshirë kërkesën për informacion nga Komisioni Kundër Korrupsionit, Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare, Agjencia Kombëtare e të Ardhurave, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtoria Kryesore e Policisë Shtetërore, Drejtoria Kryesore e Luftimit të Krimit të Organizuar, ministri dhe dikastere.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..