Eurodeputeti nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve Ivo Hristov votoi “kundër” projektligjin për rritjen e prodhimit të municioneve dhe raketave në BE dhe përshpejtimin e dërgimit të tyre në Ukrainë. Deputetët e mbetur bullgarë nga grupi u abstenuan. Projektligji u miratua sot me shumicë të madhe.
Për korrespondentin e BNR-së në Bruksel, Angelina Piskova, eurodeputeti Petër Vitanov nga socialistët deklaroi se e përkrah projektligjin në pjesën për rritjen e aftësive mbrojtëse të BE-së. “Është mirë të kemi fonde që stimulojnë aftësitë mbrojtëse të BE-së. Ky është një hap drejt emancipimit të BE-së, drejt zhvillimit të një sektori të rëndësishëm për Bullgarinë. Në kompleksin ushtarako-industrial bullgar punojnë 50 mijë njerëz.” Megjithatë, sipas Vitanovit, BE-ja duhet të bëjë më shumë përpjekje në kërkimin e nismave paqësore. Deputetët bullgarë nga grupet e tjera politike e mbështetën projektligjin.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..